“SMS-ja” e Dorina Memës për Ambra Medën: E përkëdhelura e jurisë, nuk të shihnim si konkurrente

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:55 09-01-2016 “SMS-ja” e Dorina Memës për Ambra Medën: E përkëdhelura e jurisë, nuk të shihnim si konkurrente

Dorina Mema ishte fituesja e edicionit të 6 të “Dancin with thë stars”. Duket se fituesja edhe këtë herë nuk është lënë pa përfolur se fitorja e ishte e pamerituar. E drejtpërdrejt dhe krejtësisht e sinqertë, Dorina nëpërmjet një interviste për “BlueTooth”, u është përgjigjur edhe këtyre komenteve.

“Thashethemet, as sytë e ziliqarëve nuk i kujtoj”, shprehet bukuroshja.

Dorina ka replikuar sërish me Ambra Medën, për të cilën u fol se ishte kundër fitores së sportistes.

“Për Ambrën e kam një SMS: Thuaj faleminderit Jurgenit, edukatës, xhentilesës, durimit të tij se Ambra po të kishte pasur një nga balerinët që kisha unë, kishte ikur qysh puntatën e parë. Edhe pse ishte përkëdhelura e jurisë, ne prapë s’u mërzitëm kurrë, s’e kuptoj pse u mërzit Ambra kur fitova unë, kur vetë ata e thanë qysh ditën e parë: Atë të fitnesit s’e mundim dot. Nejse, Ambra u shfaq shumë bukur në skenë, po fitorja kërkon shumë punë. Unë Ambrën si të gjithë konkurrentët e kam dashur fort dhe s’e kemi parë si konkurrente, por si pjesëmarrëse për të shijuar eksperiencën. Kështu thoshte edhe vetë ajo”, ka thënë Mema.

Dorina Mema ka bërë të ditur edhe nëj fakt interesant nga jeta e saj personale. Bukuroshja është shprehur se së shpejti do të shpall martesën me bashkëshortin e ardhshëm, por kjo do të bëhet në privatësi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028282880783081
array(1) { ["section"]=> string(97) "sms-ja-e-dorina-memes-per-ambra-meden-e-perkedhelura-e-jurise-nuk-te-shihnim-si-konkurrente-29513" }