“Sms-ja” e Nanos për Ramën, Dylgjeri- Hilës: Dritan, Nanos i ka dalë turpi. Hiq dorë...

Publikuar tek: politike, më 10:23 31-03-2016 “Sms-ja” e Nanos për Ramën, Dylgjeri- Hilës: Dritan, Nanos i ka dalë turpi. Hiq dorë...

Ish kryetari Fatos Nano i ka dërguar një mesazh liderit të sotëm të PS Edi Rama që sipas të cilit ishte një mesazh “njerëzor dhe shumë personal”. Lidhur me këtë, ka shkruar një koment Dritan Hila, ish zëvendësministri i Mbrojtjes në qeverinë e Ramës.

“A po tallet Rama me Nanon” e titullon Hila komentin duke përmendur edhe ish këshilltarin e Nanon, Ylli Dylgjerin. Në komentin e tij, Hila shkruante ndër të tjera:

“Mesazhet e fundit qe mbahen mend, pavaresisht se ne distance, ishte kur Nano lajmeronte mikun e tij Ylli Dylgjeri se i kishte lindur nje qen, dhe mendonte t’i vinte emrin Edi, duke aluduar keshtu per kreun e qeverise”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dylgjerit i cili e këshillon Hilën të heqë dorë, njësoj si vetë ai.

“Dritan, Nanos i ka dale turpi!

Lexova sot komentin tuaj: A po tallet Rama me Nanon? Behej fjale lidhur me nje SMS qe keto dite ish Kryetari i PS i ka derguar Kryetarit te PS. Sipas Kryetarit te PS, ajo sms ishte "njerezore dhe shume personale". Ne vijim te komentit, per ilustrim me permend diku edhe mua
per nje komunikim te atehershem me Nanon lidhur me lindjen e qenit.
Ketu mendoj se duhet te stopojme. Pasi mardheniet ndryshojne. Kohet vrapojne. Nga "ndarja" kane kaluarmbi 10 vjet. Qeni i lindur eshte bere sot 3 vjec. Edhe kafshon. Pa llogaritur qe qenve, ndryshe nga njerzit, ju shumezohet vitet me dy. Keshtu qe, palet edhe jane rritur edhe jane maturuar. Aq me tepet u ka dale edhe turpi e s'komunikojne me te trete. Ndaj s'duhet nxituar e pararagjykuar per afrimet. Une vete kam hequr dore.
Mendoj edhe Ti te heqesh dore. Jane kohë të paqarta Dritan! Të mbetet miqesia në dorë. Ndaj të keshilloj miqësisht.
për të mos përmendur atë fjalën e turpshme që thonë pleqtë se "politika eshte kurve". Po mirë kurvë, se e kriminalizuar na vret për fare... Shumë, shumë do na përgjojnë.
Te paça Dritan”, përmbyll Dylgjeri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Edi Rama lëpirës me të huajt, sy më sy kërkoi të mashtrojë komisionerin Hahn’’
Opozita bllokon foltoren, Balla i revoltuar: Pse nuk e keni sjellë Indiana Jonesin? »
Article Logic
Execution time: 0.0043308734893799
array(1) { ["section"]=> string(83) "sms-ja-e-nanos-per-ramen-dylgjeri-hiles-dritan-nanos-i-ka-dale-turpi-hiq-dore-36484" }