SMS-ja në Facebook e ministres Felaj për një aktiviste, që e kritikoi. Ja gjuha që përdor

Publikuar tek: politike, më 16:03 02-09-2015 SMS-ja në Facebook e ministres Felaj për një aktiviste, që e kritikoi. Ja gjuha që përdor Ministra Felaj me kryeministrin Rama

Si pjesë e Think­Tank­ut Albanian Platform For Policy Advocacy, Jona Hoxhaj ka kritikuar ministren e Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj, pasi ndër detyrat e saj është edhe monitorimi i punës së ministres.

Sipas Panoramës, Hoxhaj ka konstatuar fare pak gjëra për të raportuar nga puna e përmuajshme që bëhet publike nga ministria, dhe shpeshherë ajo ka kritikuar në raportet e saj punën e vakët të ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin. Kjo ka bërë që ministrja t’i dërgojë Hoxhajt një mesazh të personalizuar në rrjetin social Facebook ku përveçse ironizon aktivisten, vihet re që në vend të fjalës “për”, shkruan “x”, që është një “kod” i njerëzve që e duan shumë chat-in, pak a shumë si ato shkurtimet “Flm, tkz, mbh, e të tjerë”, që lexojmë rëndomë nëpër rrjetet sociale e që përdoren kryesisht nga të rinjtë.

Mesazhi i ministres Ermonela Felaj për aktivisten

“Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe mllefe me te panjohur, thjesht x te justifikuar “punen tende” , do ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk eshte nje ministri dhe puna eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine dhe sh me pak x publikun. Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur gjerat duhet t’i preke ato , pse jo duke u interesuar dhe x modele te singjshme. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse kancelarja Merkel nuk e takoi Ramën në Vjenë? Doris Pack: Merkel ka punë të tjera, jo histori dashurie
Basha: Pranimi në PPE, vlerësim për PD dhe aksionin e saj kundër të inkriminuarve »
Article Logic
Execution time: 0.020642995834351
array(1) { ["section"]=> string(93) "sms-ja-ne-facebook-e-ministres-felaj-per-nje-aktiviste-qe-e-kritikoi-ja-gjuha-qe-perdor-19797" }