SMS-ja për Edi Ramën, reagon ish-këshilltari i Fatos Nanos: Po kompletohet “Romeo & Zhulieta”, presim kush do ta pijë helmin…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:41 13-06-2017 SMS-ja për Edi Ramën, reagon ish-këshilltari i Fatos Nanos: Po kompletohet “Romeo & Zhulieta”, presim kush do ta pijë helmin…

Disa orë pas publikimit të SMS-së së Fatos Nanos për kryeministrin Edi Rama dhe nënkryetarin e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi reagimet kanë qenë të shumta.

Ndër ta ishte edhe ish-këshilltari i Nanos, Ylli Dylgjeri i cili duke u nisur nga mesazhi i Nanos dërguar publikisht shpjegon se tashmë personazhte e Romeo & Zhulieta në skenën politike shqiptare po kompletohen çdo ditë e më shumë.

“Interesante eshte se po kompletohen çdo ditë personazhet e Romeo & Zhulieta në skenën politike shqiptare.
Sipas Shekspirit ne fillim familjet e çiftit nga armiqësi kaluan në miqësi. Dhe së fundi kemi edhe priftin Lorenco...( Lorenci).
Presim kush do ta pi helmin...”, shkruan Dylgjeri.

SMS NGA FATOS NANO:

Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027756929397583
array(1) { ["section"]=> string(123) "sms-ja-per-edi-ramen-reagon-ish-keshilltari-i-fatos-nanos-po-kompletohet-romeo-zhulieta-presim-kush-do-ta-pije-helmin-82277" }