SMS në telefonin e Berishës. Kush është personi që ia ka dërguar dhe çfarë i shkruan?

Publikuar tek: politike, më 14:59 28-01-2016 SMS në telefonin e Berishës. Kush është personi që ia ka dërguar dhe çfarë i shkruan? Ervin Karamuço

Sali Berishës i ka ardhur mesazh në celularin e tij, të cilin e ka bërë sot publik para deputetëve në Kuvend. Po kush është personi që ia ka dërguar dhe çfarë i shkruan?

‘’I nderuar zoti Berisha, ju përshëndës. Unë që ju shkruaj quhem Ervin Karamuço. Arsyeja se pse po ju shkruaj është se jam emëruar në shtator nga Transparency International në Berlin si team lider për të hartuar raportin antikorrupsion. Grupi I drejtuar nga unë, u ngrit për të testuar nivelin e korrupsionit në vend.

Po pas dërgimit të katër kapitujve të parë qendra e Berlinit u shqetësua shumë. Kam marrë emaile nga ana e tyre ku është kërkuar të përsëritet testimi.

Në dhjetor 2014 dhe krejt papritur kërkohet shkarkimi dhe mbyllja e TI në Shqipëri. Edhe sot e kësaj dite nuk di si ka vijuar kjo histori dhe indekset e korrupsionit në Shqipëri. Skandali që mora vesh më vonë ishte se komunikonin këtu me një njeri që u thoshte se grupi ishte I lidhur me PD. Drejtori ekzekutiv në Bern është ish-kryetar i Bashkisë së Budapestit, një mik i ngushtë i Xhorxh Sorosit dhe mik I Edi Ramës.

Në vizitën në Berlin në gusht 2014 Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe siç duket la porosi të mos dëmtohen statistikat pasi kishte premtuar luftën kundër korrupsionit. Kjo është e vërteta e luftës ndaj korrupsionit të Transparency International.

Ju përshëndes’’, thuhet në mesazhin që Berisha thotë se ia kanë dërguar.

Berisha tha se Ervin Karamuço meriton një medalje nga Parlamenti për këtë mesazh që ka shkruar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha flet në Kuvend për koncesionin e vëllait të kryeministrit Rama, Newsbomb.al publikoi lajmin
NATO, Shqipëria uli ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen »
Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982
array(1) { ["section"]=> string(89) "sms-ne-telefonin-e-berishes-kush-eshte-personi-qe-ia-ka-derguar-dhe-cfare-i-shkruan-31171" }