Socialistët e Dibrës kryqëzojnë Lindita Nikollën e Çim Canin: Në administratë, të paaftë të PD

Publikuar tek: politike, më 07:49 18-10-2015 Socialistët e Dibrës kryqëzojnë Lindita Nikollën e Çim Canin: Në administratë, të paaftë të PD Edi Rama me Lindita Nikollen e Shkelqim Canin ne nje takim ne Lezhe

Lindita Nikolla, e deleguara e Ramës për veriun dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk e kanë pasur të thjeshtë takimin me strukturat e partisë së qarkut të Dibrës. 

Në Dibër, LSI dhe PD bashkuan votat për të zgjedhur kryetarin e këshillit të qarkut dhe këto kanë qenë pjesë e diskutimit dhe analizës së strukturave partiake. Kreu i PS së Matit, Agron Malaj, e ka konsideruar këtë si një çarje të koalicionit.

“Por nuk është vetëm kjo. Në disa institucione vazhdojnë të drejtojnë militant të paaftë dhe ekstremistë të PD. Ne socialistët I jemi përmbajtur me ndershmëri kushteve paraprake me LSI-në, ndërsa drejtuesit e saj në Mat nuk kanë bërë të njëjtën gjë” tha Malaj. Por Lindita Nikolla dhe Shkëlqim Cani nuk e kanë prekur fare këtë temë.

Lindita Nikolla, ka kërkuar organizim të strukturave. “Nuk duhet të fokusohemi te punësimet. Reformat që po bëjmë nuk kuptohen. Ne duhet të jemi të interesuar tu shërbejmë qytetarëve në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe sektorë të tjerë. Duhet të punojmë për zgjidhjen e problemeve” tha Nikolla, që kërkoi nga strukturat e PS të mos mbeten vetëm te punësimet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nëse qeveria mbyll Agon Channel, të fiket Top Channel”, Kreshnik Spahiu thirrje nga Kruja (VIDEO)
Andi Bejtja sulmon kryeministrin: Kriminale të harxhosh para për prezervativin e transparencës »
Article Logic
Execution time: 0.025359869003296
array(1) { ["section"]=> string(98) "socialistet-e-dibres-kryqezojne-lindita-nikollen-e-cim-canin-ne-administrate-te-paafte-te-pd-23373" }