Socialistët gjejnë një arsye të re për sulmin ndaj Bashës dhe nuk do t’u shkonte kurrë në mendje: Pallati është afër dritares së Ismail Kadaresë

Publikuar tek: politike, më 13:37 02-12-2015

Shpeshtohen nga selia e Partisë Socialiste sulmet ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për lejen e dhënë në fund të mandatit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Si edhe dje, socialistët i kanë rikujtuar publikut dhe politikanëve të djathtë se leja është dhënë në kundërshtim me ligjin, për pallatin shumëkatësh në rrugën ‘’Donika Kastrioti’’ në Tiranë.

Por përveç disa argumenteve të përsëritura për të përligjur sulmin politik, socialistët, në emër të të cilëve foli deputeti Alfred Peza kanë dhënë një ‘’argument’’ që varet si mund ta interpretosh, sepse jo për të gjithë është një argument.

Për socialistët është jashtë çdo llogjike që të ngrihet një pallat shumëkatësh afër dritares së gjeniut të letrave Ismail Kadare, a thua se pallatet e tjerë shumëkatësh në Tiranë ngritur me leje të dyshimta nuk janë problem, meqë janë afër dritareve të njerëzve të zakonshëm.

Dhe ja çfarë tha sot Peza:

“Si mund të legjitimosh një pallat që është ngjitur me dritaren e gjeniut të letrave shqipeve Ismail Kadare?!’’

Nuk dihet nëse ky ''argument'' ishte i parashikuar në deklaratën e PS-së, apo u shtua nga vetë Peza, i cili është i njohur edhe për prezantimin e tij si kandidat për deputet  gjatë fushatës elektorale në Peqin në prezencë të Ramës, kur fliste më shumë në rolin e kandidatit për kreun e skuadrës së Shkumbinit.

pallatidonikakastrioti

Pallati shumëkatësh te rruga ''Donika Kastrioti''

lulzimbashapallatileje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet takimi i Metës me sekretarin e përgjithshëm të CSU-së: Shqipëria ka ende mundësi të pashfrytëzuara
Rama në anglisht: Lajm i madh ftesa për Malin e Zi në NATO »
Article Logic
Execution time: 0.020909070968628
array(1) { ["section"]=> string(149) "socialistet-gjejne-nje-arsye-te-re-per-sulmin-ndaj-bashes-dhe-nuk-do-t-u-shkonte-kurre-ne-mendje-pallati-eshte-afer-dritares-se-ismail-kadarese-26789" }