Socialistët në merak, sot ditë me shi. A do votojnë 51% e socialistëve?

Publikuar tek: politike, më 10:08 09-04-2016 Socialistët në merak, sot ditë me shi. A do votojnë 51% e socialistëve?

Socialistët në merak, sot ditë me shi. A do votojnë 51% e socialistëve? Kjo nuk dihet ende, por kundërshtari i Ramës brenda partisë, Blushi ka hedhur dyshime për trukime të listave.


Ai e theksoi edhe dy ditë më parë se organizatorët socialistë janë në ankth për pjesëmarrjen, dhe për këtë kanë ulur fiktivisht numrin e pjesëmarrësve me 13 mijë socialistë. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por një fakt është i pakundërshtueshëm, listat me anëtarët e PS-së që votojnë sot nuk janë afishuar publikisht, por ndodhen në dorë të kryetarëve të komisioneve.

Edhe kryetari Rama, për të cilin do votojnë sot, ka shprehur shqetësimin e tij se moti s’është aleati i tyre, duke marrë në konsideratë edhe faktin se referendum do të mbyllet shpejt, në orën 16:00.

‘’Moti s'është aleati ynë sot po pjesëmarrja aty ku sapo votova për referendumin e parë partiak në Shqipëri ishte mbresëlënëse Krenar per PS’’, shkruan Rama.

Ndërkohë që deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi, u ka kërkuar të gjithëve ta bojkotojnë referendumin, pasi ai nuk zgjidh shqetësimet kryesore të socialistëve. Megjithatë do të duhet të presim deri në nxjerrjen e rezultateve, se sa anëtarë kanë votuar dhe si.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Saranda: PS nuk e ka timonin e vetme, jemi nën shantazh
Monika Kryemadhi ka sot ditëlindjen. Mikesha e uron përzemërsisht »
Article Logic
Execution time: 0.018718957901001
array(1) { ["section"]=> string(73) "socialistet-ne-merak-sot-dite-me-shi-a-do-votojne-51-e-socialisteve-37225" }