Socialistët prodhojnë shkrimtarë, në Panair një roman tjetër i një deputeti socialist, pas Blushit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:45 06-11-2015 Socialistët prodhojnë shkrimtarë, në Panair një roman tjetër i një deputeti socialist, pas Blushit Deputeti i PS, Namik Dokle

Socialistët prodhojnë shkrimtarë. Këtë e pohon vetë deputeti I Partisë Socialiste Namik Dokle I cili njofton miqtë e vet se do të nxjerrë në panairin e librit në stendën e Toena romanin e tij “Vajzat e Mjegullës”. 

Namik Dokle, njihet për aktivitetin e tij letrar dhe ka shkruar drama që jo vetëm janë hedhur në letër, por edhe janë vendosur në skenat e teatrove. Këtë radhë, politikani-shkrimtar prezantohet me një roman. Ai thotë se ka kërkuar mendime nga miqtë e tij për titullin e romanit dhe ka marrë në konsideratë edhe propozimet e tyre për titujt “fshati pa vajza” apo “bijtë e mjegullës”. Por siç thotë fjala e urtë popullore: pyet 100 vetë e bëj si di vetë….Dhe Namiku e ka zgjedhur vetë titullin e romanit.

Ndërkohë rrëmujë mediatike nga ana e zyrtarëve socialistë, në grupin parlamentar, me romanet e veta ka bërë deputeti Ben Blushi, i cili me librin e tij të fundit “Kandidati” atakoi fenomenin e zgjedhjeve dhe vjedhjes së votës në Shqipëri. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020969152450562
array(1) { ["section"]=> string(102) "socialistet-prodhojne-shkrimtare-ne-panair-nje-roman-tjeter-i-nje-deputeti-socialist-pas-blushit-24838" }