Socialistja Xhaçka: Në emër të kujt flasin deputetë si Albana Vokshi, Arben Ristani, Edi Paloka? Protestë me para të pistë

Publikuar tek: politike, më 13:11 16-12-2015 Socialistja Xhaçka: Në emër të kujt flasin deputetë si Albana Vokshi, Arben Ristani, Edi Paloka? Protestë me para të pistë

Deputetja socialiste Olta Xhaçka denoncon PD dhe mënyrën e organizimit të protestës së saj më 8 dhjetor, pikërisht 1 ditë para protestës së nesërme të paralajmëruar nga demokratët.

Xhaçka ka denoncuar rastin e bërë publik edhe në media të një të riu 16 vjeç, që sipas saj ka pranuar që zyrtarë të PD-së, mbushin autobusin me njerëz që i paguajnë nga 10 mijë lekë për të marrë pjesë në protestë.

“Kauza e PD është e thjeshtë, njga njëra anë me çdo kusht të marrin pushtetin, nga ana tjetër i frikësohen reformës së kësaj qeverie, duke penguar edhe reformën në drejtësi.

Protesta të dhunshme,  që janë përmes parasë së pistë dhe blerjes së njerëzve në nevojë. I riu vetëm 16 vjeç pranon në intervistë që zyrtarë mbushin autobusin me njerëz që i paguanin 10 mijë lekë për të marrë pjesë në këtë protestë.

Në emër të kujt flasin deputetë si Albana Vokshi, Arben Ristani, Edi Paloka, në emër të këtyre fëmijëve që i blejnë për të marrë pjesë në protestë?

Shumica e shqiptarëve i duan këto reforma që qeveria po bën’’, tha Xhaçka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shullazi i kërkon biznesin biznesmenit, ky i fundit shkon te Rama dhe ja përgjigjia që i jep kryeministri sipas Berishës
“Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit në listën e veteranëve”. Ja lista e publikuar nga kryeministri Rama »
Article Logic
Execution time: 0.020437002182007
array(1) { ["section"]=> string(124) "socialistja-xhacka-ne-emer-te-kujt-flasin-deputete-si-albana-vokshi-arben-ristani-edi-paloka-proteste-me-para-te-piste-27903" }