“Sofra Tironse”, tiranasit rrebelohen ndaj organizatorëve: Duhet me qenë batakçi me na ftu…

Publikuar tek: kulture-art, më 16:38 16-11-2016 “Sofra Tironse”, tiranasit rrebelohen ndaj organizatorëve: Duhet me qenë batakçi me na ftu…

Sofra Tironse, e zhvilluar dje në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, ka ngjallur jo pak debat mes komunitetit të qytetarisë tiranase, por edhe këshilltarë bashkiakë të Tiranës që nuk janë ftuar në aktivitet.

Aktivitetin për të disatin vit radhazi e organizon Shoqata “Tirana”, me kryetar Arben Tafaj, por duket, se në organizim, janë harruar disa emra të rëndësishëm të komunitetit kryeqytetas.

Një ndër ta që ka folur publikisht, është edhe këshilltari I bashkisë së Tiranës Murat Basha.

 

“Ja kom thon disa here privatisht,tashme publikisht.Kush jone drejtusit e shoqates Tirona,qe nuk ftojne ose bojn sikur ''harrojne'' me ftu personalitete, persona publik dhe figura te cdo fushe perfshi sportin, ne sofren Tironse? Prej 115 vjetesh n'Tirone si quhesh? Apo duhesh me qene Batakci”, shkruan Basha I revoltuar, raporton newsbomb.al.

qwe2d2fggsdfshot_1.jpg

Në njoftimin e nxjerrë nga Shoqata Tirana, ky spektakël i përvitshëm, do të kishte edhe emrat e këngëtarëve Artiola Toska, Sinan Hoxha, Greta Zani, Xhavit Dedej, Bujar Cici, Reshit Boka, Iris Bega - Saland Brojaj, Ilir Tafaj, Sazan Micani, Irma Gjura. E ftuar kengetarja nga Elbasani Eglantina Toska.

Organizatorët thonë se ky është një vit jubilar, pasi ka 20 vjet që organizohet një aktivitet i tillë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Auron Tare nxjerr shënimin e rëndësishëm për djaloshin nga Korça, birin e Poliksenit
Njihni heronjtë e shtegtimit dimëror që vijnë nga fshatrat e thellë me 650 kokë dele për t’i shtegëtuar në zonat fushore »
Article Logic
Execution time: 0.032992124557495
array(1) { ["section"]=> string(92) "sofra-tironse-tiranasit-rrebelohen-ndaj-organizatoreve-duhet-me-qene-batakci-me-na-ftu-59713" }