Sokol Balla thumbon kolegët: Ata që në '97 kërkoni të digjej Shqipëria vetëm që të ikte Sali Berisha, sot bëjnë thirrje të ikë Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 22:29 24-05-2019 Sokol Balla thumbon kolegët: Ata që në '97 kërkoni të digjej Shqipëria vetëm që të ikte Sali Berisha, sot bëjnë thirrje të ikë Rama

Gazetari Sokol Balla thumbon kolegët e tij gazetarë që sot dalin publikisht nëpër media dhe bëjnë thirrje të digjet gjithçka vetëm që të ikë Rama.

I ftuar në 'Provokacija' me Muç Nanon, Balla tha se të njëjtët persona që bëjnë thirrje që të digjet gjithçka sot, janë po aata që në vitin 1997 bënin thirrje që të digjej Shqipëria vetëm që të ikte Berisha.

Mustafa Nano: Ke shumë zëra publikë, intelektualë, gazetarë, që unë i shoh aktiv, dhe  janë të rreshtuar dhe të sigurtë, në opinionet që japin, nuk i vënë kurrë në dyshim ato dhe promovojnë përplasjen, e quajnë si mjet natyral.

Sokol Balla: Të kesh opinion dhe një opinion të sigurtë, janë dy gjëra që nuk shkojnë. Opinioni nuk mund të jetë asnjëherë i sigurtë. Shumica e këtyre që flasin me siguri të plotë, për shkak se janë të rreshtuar nuk u intereson fare informacioni, atyre u intereson e vërteta e tyre subjektive. Unë jam gazetar i faktit dhe e di se për kë flisni.

Është e njëjta kategori, që unë i njoh shumë mirë, kam punuar me ta, kam bashkëpunuar në ambiente profesionale me ta, dhe janë të njëjtit njerëz, që donin që Shqipëria të digjej në vitin 1997 vetëm të ikte Sali Berisha nga pushteti. Pra janë të njëjtat emra. Atë kohë për shkak të miqësisë së afërt me ta, debatoja, dhe nëse do kisha mundësi edhe tani do u thoja: Po digjet Shqipëria, po ne ku do jetojmë? Pra janë të njëjtët emra që kërkojnë të digjet gjithçka vetëm që të iki Edi Rama nga qeveria. Gjithsesi nuk besoj që sot janë të tilla kushtet dhe arsyet që të shkohet në përplasje civile.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070559978485107
array(1) { ["section"]=> string(135) "sokol-balla-thumbon-koleget-ata-qe-ne-97-kerkoni-te-digjej-shqiperia-vetem-qe-te-ikte-sali-berisha-sot-bejne-thirrje-te-ike-rama-165601" }