“Sokol Baraj u pushua nga puna 10 ditë para se të vdiste, i kërkuan të fshinte incidentin nga serveri”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:49 14-03-2017 “Sokol Baraj u pushua nga puna 10 ditë para se të vdiste, i kërkuan të fshinte incidentin nga serveri”

Analisti Kastriot Myftaraj ka shkruajtur për ndarjen nga jeta të ish-zv/ministrit të Brendshëm, Sokol Baraj.

Myftaraj shprehet se Baraj është pushuar nga puna në Albcontrol vetëm 10 ditë përpara se të ndërronte jetë. Ai ishte me detyrë drejtor i sigurisë në kompaninë publike që menaxhon dhe kontrollon trafikun ajror në Shqipëri.

Sipas Myftarajt, ka patur një konflikt mes Sokol Barajt dhe drejtoreshës së Albcontrol, Belinda Balluku, e cila i ka kërkuar ish-drejtorit që të fshinte një incident nga serveri ku një kontrollori i bëhej presion. Analisti tregon se një kërkesë e tillë nuk ishte pranuar nga Baraj, duke hyrë në konflikt me drejtoreshën.

“Sokol Baraj ishte me detyrë drejtor i sigurisë në Albcontrol, kompaninë publike që menaxhon dhe kontrollon trafikun ajror në Shqipëri. Dhjetë ditë para vdekjes Sokoli ishte pezulluar nga puna prej Drejtoreshës së kompanisë, Belinda Ballukut, një nga drejtoreshat tip manikine politike e “Rilindjes” pink, që mendon se kompania që drejton ka si qëllim funksional të shërbejë si kredit kartë e artë për të personalisht, dhe në këmbim drejtoresha do të garantojë që kompania do të kryejë misionin e jashtëligjshëm për të cilin iu nevojitet njerëzve të dërguar nga shefi i madh (Kryeministri), dhe për të cilat punë ajo nuk ka dëshirë dhe kureshtje të dijë shumë. Sokoli ndoshta ka qenë i detyruar të bëjë kompromise për të ruajtur vendin e punës në Albcontrol, se ai kishte nevojë për pagën që merrte atje. Por kur dy javë para vdekjes, drejtoreshë Belinda i kërkoi që të ndërhynte në serverin e kompanisë, për të fshirë pamjet televizive të një incidenti shumë të rëndë me një kontrollor ajror të cilit i bëhej presion në vendin e punës (një gjë rreptësisht e ndaluar nga rregullorja), Sokoli kundërshtoi kategorikisht. E mësuar që të mos i kundërshtohet urdhëri, qoftë edhe i kundërligjshëm, drejtoreshë Belinda, ish kukulla e komanduar me fije e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, e pezulloi nga detyra z. Baraj. Kuptohet se ky ishte hapi i parë drejt shkarkimit nga detyra, nëse i pezulluari nuk tërhiqej dhe kthehej i bindur si puthador i drejtoreshës së përgjithshme. Një njeri si Sokoli nuk mund të nënshtrohej kështu. Ai kohët e fundit kishte dyshime se ishin bërë ndërhyrje në server, pa njohurinë e tij, nga vartësit e tij, me urdhër të drejtoreshës. Prandaj ai i mori masa duke bërë që praktikisht të mos mund të ndërhyhej dot në server pa dijeninë e tij. Kështu Sokoli hyri në rrugën e konfliktit të pashmangshëm me drejtoreshën për të cilën serveri i kompanisë ishte diçka si kanal personal në Youtube”, shkruan ndër të tjera Myftaraj.

Kastriot Myftaraj hedh gjithashtu dyshime se vdekja e Sokol Barajt nuk ka qenë për shkak të problemve me zemrën, pasi ai ishte njeri i shëndetshëm, por mund të jetë vrarë nga “mafia”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.69371199607849
array(1) { ["section"]=> string(105) "sokol-baraj-u-pushua-nga-puna-10-dite-para-se-te-vdiste-i-kerkuan-te-fshinte-incidentin-nga-serveri-71903" }