Sondazh, Komuniteti LGBT tregon çfarë do të bëj me votat në 25 qershor

Publikuar tek: aktualitet, më 16:54 23-06-2017 Sondazh, Komuniteti LGBT tregon çfarë do të bëj me votat në 25 qershor

Në kuadër të nismës “Mendo Politikisht” janë krijuar dhe shpërndarë disa sondazhe për votuesit e komunitetit LGBTI.

Sondazhi më poshtë nuk synon të paraqesë preferencat partiake të komunitetit, por qëndrimet e tij për çështje të ndryshme politike si: E drejta e votës, aksesi i barabartë në shëndetësi, diskriminimi në ambientet e punës dhe shkollës, dhuna në familje etj.

Nga rezultatet vihen re disa gjetje kryesore:

Vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit. 

69 % janë të sigurt se do të votojnë shifër kjo më e lartë krahasuar me votën e përgjithshme të popullsisë, që në zgjedhjet e kaluara ka qenë rreth 53%.

Ndërsa 17% i mbetur është shprehur se nuk e ka vendosur ende nëse do të votojë

Në një masë të madhe (75%), të anketuarit janë përgjigjur se vota e tyre ndikohet nga programet e partive politike ndërsa vetëm 11% shprehen se vota e tyre ndikohet nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Të anketuarve u është kërkuar të zgjedhin mes 5 çështjeve, ato që mendojnë se janë më të rëndësishme për komunitetin LGBTI. I pari renditet ndalimi i diskriminimit në punë dhe sistemim arsimor me 80%, duke vazhduar më tej me ndalimin e dhunës në familje 62%. Ndryshe nga sa paraqitet në media, e drejta për të krijuar familje është në vendin e tretë me 50% e ndjekur nga e drejta për akses të barabartë në shëndetësi 47%.

 

19427701_143164866234679_2052741552_n.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shihni si ka ndryshuar sheshi “Adem Jashari”, Veliaj: Një hapësirë për gjithë lagjen
Berisha denoncon pjesëmarrjen e policisë në fushatë: Në zbatim të urdhrit të Noriegës »
Article Logic
Execution time: 0.33383107185364
array(1) { ["section"]=> string(75) "sondazh-komuniteti-lgbt-tregon-cfare-do-te-bej-me-votat-ne-25-qershor-83580" }