Sondazh/ Tregtarët të kënaqur nga shërbimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:01 09-09-2016 Sondazh/ Tregtarët të kënaqur nga shërbimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit

Qendra Kombëtare e Biznesit ka realizuar një sondazh mbi funkionimin e regjistrit kombëtar, nëpërmjet portalit të saj qkb.gov.al. Sondazhi u realizua gjatë periudhës janar-gusht 2016.

Sipas QKB të dhënane të dala nga ky sondazh, rezulton performanca në rritje e shërbimeve ndaj biznesit.

Rezultatet: 

- 38% e të intervistuarëve shprehen shumë të kënaqur dhe që kanë marrë një përgjigje të shpejtë ( brenda ditës) për aplikimin që kanë berë.


-20% e të intervistuarve kanë marrë përgjigje brenda 24 orëve.

-42% e të intervistuareve kanë marrë përgjigje sipas afatit kohor të përcaktuar sipas aplikimit që kanë kryer ( çregjistrim). 

-68% e të intervistuarëve i vlerësojnë shërbimet e QKB në nivel shumë të kënaqshëm dhe shprehen se informacioni që ata marrin është i shpejtë (duke i kursyer vonesa, apo humbje kohe të pajustifikuara e të kota), i saktë dhe i besueshëm.

-33% e të intervistuarëve shprehen se e vizitojnë faqen e web për të kontrolluar statusin ( gjendjen ) e aplikimit që kanë kryer pranë sporteleve të QKB ndërsa 22% e tyre e vizitojne faqen e ëeb për të parë informacionet më të fundit.

-54% e të intervistuarëve janë shumë të kënaqur me shërbimin ndaj klientit ( sjellja, komunikimi, etika, serioziteti ) nga personeli i QKB.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040539026260376
array(1) { ["section"]=> string(79) "sondazh-tregtaret-te-kenaqur-nga-sherbimi-i-qendres-kombetare-te-biznesit-52426" }