SONDAZHI I "IPR" për Shkodrën / Voltana Ademi në avantazh përballë Keti Bazhdarit

Publikuar tek: politike, më 20:22 13-05-2015 SONDAZHI I Sondazhi i IPR Marketing per Shkodren

IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar sondazhin e parë për zgjedhjet lokaletë 21 qershorit. Gjatë emisionit “Tonight Ilva Tare”, kompania italiane paraqiti rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën. Rezultat i këtij sondazhi del nga një kampion përfaqësuesish prej 1 mijë zgjedhësish dhe njerëzit janë pyetur mes datave 7-11 maj.

Antonio Notto, që bashkëpunon për herë të tretë me "Ora News", shprehet se, “ka një diferencë të madhe në % midis votës për kandidatinm dhe votës për koalicionet përkatëse”.

“Duket sikur qytetarët janë më të prirur për të votuar për kandidatin sesa koalicionet e partive”, shprehet Notto.

IPR Marketing dhe Ora Neës do të publikojë dhe dy sondazhe të tjera që do të publikohen më 1 qershor dhe 16 qershor, ndërsa pas mbylljes së votimit do të publikohen edhe exit pollet e para.

Shkodra:

Për Bashkinë e Shkodrës gara duket në favor të Partisë Demokratike. Sa i takon dy kandidateve, Voltana Ademi dhe koalicionit të djathtë dhe Keti Bazhdari, e koalicionit të majtë, rezulton se kandidatja e PD-së ka mbështetjen e 60% të votuesve, kurse kandidatja e PS-së 40%. Sa i takon votës për partitë, PD merr 47.5% dhe PS 30% ndërsa LSI 8%. Ndërsa po ta llogarisëm në bazë të koalicioneve, ai i majtë merr 43.5% të votave dhe ai i djathtë 55%. Të pavendosur janë 21.1%.

Por, bie në sy fakti që kandidatja e PD-së ka një mbështetje më të ulët seç ka koalicioni i djathë ndërsa kandidatja e PS-së gëzon një mbështetje më të madhe seç ka marrë koalicioni i majtë. Të pavendosur janë 23.5% e votuesve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Nuk do të biem në nivelin e 78-vjeçarit në Facebook
SONDAZHI I "IPR" për Tiranën / Bojaxhi supriza, Veliaj më pak vota se koalicioni »
Article Logic
Execution time: 0.024286985397339
array(1) { ["section"]=> string(63) "sondazh-voltana-ademi-ne-avantazh-perballe-keti-bazhdarit-11095" }