“Sondazhe të paguara”, Kryemadhi: LSI ka sondazhet e veta, ja realiteti që tregojnë ato

Publikuar tek: politike, më 20:59 14-06-2017 “Sondazhe të paguara”, Kryemadhi: LSI ka sondazhet e veta, ja realiteti që tregojnë ato

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kundërshtuar rezultatet e disa sondazheve për zgjedhjet e 25 qershorit duke thënë se janë të paguara.

Kryemadhi tha se LSI-ka sondazhet e saj, të cilat i përdoru për të ditur ku është, dhe rezultatet e këtyre sondazheve kanë zbuluar një realitet tjetër, që LSI është “rrotë më rrotë” me PS-në ndërsa PD konkurron me PDIU.

“Sondazhet e Sorosit morën në qafë Hillary Clinton. Sondazhet tona për LSI-në thonë që ne jemi rrotë më rrotë me PS-në dhe PD-ja është në konkurrencë me PDIU-në. PD dhe PS në terren janë në një neveri të paparë”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “Përballë” në RTSH. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korca qyteti më i bukur në Shqipëri, ish zv.kryeministri i bën karshillik Vlorës së Ramës
Incidenti në Fier, Meta zbret në terren dhe sulmon ashpër Ramën me Ruçin: Rilindja një organizatë kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.024358034133911
array(1) { ["section"]=> string(88) "sondazhe-te-paguara-kryemadhi-lsi-ka-sondazhet-e-veta-ja-realiteti-qe-tregojne-ato-82502" }