SONDAZHI I “IPR” në rang kombëtar / Kryeson Partia Socialiste, pëson rritje nga viti 2013

Publikuar tek: politike, më 20:27 16-06-2015 SONDAZHI I “IPR” në rang kombëtar / Kryeson Partia Socialiste, pëson rritje nga viti 2013

Sondazhi i "IPR Marketing" në bashkëpunim me "Ora News", për partitë politike në rang kombëtar rendit në vend të parë me 44.5% Partinë Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike me 31%.

Sipas sondazhit të IPR si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë pësuar rritje nga viti 2013, megjithëse në rastin e PS-së, rritja është më e lartë, përkatësisht me 3.4% ndërsa PD me 0.4%.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar ritje me 2.5% nga viti 2013 duke u vlerësuar me 12.5% ndërsa Partia Republikane ka pësuar ulje me 1% në krahasim me vitin 2013 duke u renditur në 2015-ën me vetëm 2%.

Partia Socialiste (PS) - 44.5%

Partia Demokratike (PD) - 31.0%

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) - 12.5%

Partia Republikane Shqiptare (PR) - 2.0%

Fryma e Re Demokratike (FRD) - 2.0%

Sondazhi i IPR Marketing realizohet nëpërmjet telefonit. Pjesëmarrja në sondazhin kombëtar dhe atë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit ka qenë më e lartë se 50%.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma anulon në momentin e fundit përballjen me Dakon në Top Show, stafi në vështirësi
SONDAZHI I “IPR” për Shkodrën/ Voltana Ademi pëson rënie por kryeson ndaj Keti Bazhdarit »
Article Logic
Execution time: 0.022707939147949
array(1) { ["section"]=> string(90) "sondazhi-i-ipr-ne-rang-kombetar-kryeson-partia-socialiste-peson-rritje-nga-viti-2013-13780" }