SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Diferencë e ngushtë mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos

Publikuar tek: politike, më 21:51 16-06-2015 SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Diferencë e ngushtë mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos

Me një diferencë ndërmjet njëri-tjetrit me vetëm 2.0% ndërkohë që marzhi i gabimit të sondazhit është 3.2%, tergon që beteja për Durrësin mbetet e hapur edhe pse aktualisht kryeson me 51.0% kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako.

Kandtidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Grida Duma renditet e dyta me 49.0% në këtë fazë të tretë të sondazhit.

Ajo që bie në sy nga të dhëtat e sondazhit të “IPR Marketing” në bashkëpunim me “Ora Neës” është Vangush Dako ka pësuar ulje në rezultatet e krahasuara me fazën e dytë të sondazhit, duke u renditur me të njëtën shifër si në fazën e parë. Ndërsa kandidatja e djathtë Grida Duma, ka pësuar ulje krahasuar me fazën e dytë duke u renditur me 49.0%, rezultat i njëjtë me fazën e parë të sondazhit.

Vangjush Dako (ASHE) - 51.0%

Grida Duma (APPD) - 49.0%

Sipas të dhënave nga sondazhi i “IPR” ky është rezultati më i ngushtë midis rivalëve për kryetarë bashkie. Por me një marsh gabimi prej 3.2%, gjithçka mbetet e hapur në përballjen e Durrësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duma letër Dudushit për anulimin e përballjes, Dudushi: Këto janë kushtet e debatit. Dako: Kjo nuk është e ndershme
Habia e Dakos përballë analistëve: Pse bashkia e krijon tregun e peshkut? »
Article Logic
Execution time: 0.017622947692871
array(1) { ["section"]=> string(88) "sondazhi-i-ipr-per-durresin-diference-e-ngushte-mes-grida-dumes-dhe-vangjush-dakos-13786" }