SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Rezultat i ngushtë por kryeson Dako. Qytetarët besojnë Ramën si lider

Publikuar tek: politike, më 20:55 03-06-2015 SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Rezultat i ngushtë por kryeson Dako. Qytetarët besojnë Ramën si lider Sondazhi i PRP Marketing dhe Ora News per bashkine e Durresit, si paraqiten kandidatet

Sondazhi i dytë për zgjedhjet e 21 qershorit në qytetin e Durrësit nga “IPR Marketing” dhe “Ora News”, tregon për një përplasje të fortë, duke nxjerrë fitues me një diferencë të vogël, kandidatin e Partisë Socialiste Vangjush Dako.

Sipas sondazhit të “IPR”, Vangjush Dako kryeson me 54% ndërsa Grida Duma me 46%. Edhe pse një rezultat i ngushtë, ajo që vihet re është se kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka pësuar rënie në krahasim me rezultatet e fazës së parë përpara çeljes së fushatës ku Duma rezultonte me 49%.

Në pjesën e dytë të sondazhit për besueshmërinë te liderët politikë, kryeson Edi Rama me 57%, i ndjekur nga kreu i LSI, Ilir Meta me 43.3%. Në vend të tretë për nga besueshmëria qytetarët kanë vendosur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me 32.5% dhe në vend të katërt, ish-kryeministri Berisha me 28.2%.

Shifra e të pavendosurve në qytetin e Durrësit, ka pësuar rrëne, nga 18.1% në 7.7%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I “IPR” për Elbasanin / Kryeson Qazim Sejdini, qytetarët i besojnë më shumë Edi Ramës
SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Ja kush fiton në kryeqytet. ASHE kryeson renditjen »
Article Logic
Execution time: 0.01616907119751
array(1) { ["section"]=> string(102) "sondazhi-i-ipr-per-durresin-rezultat-i-ngushte-por-kryeson-dako-qytetaret-besojne-ramen-si-lider-12619" }