SONDAZHI I “IPR” për Elbasanin / Kryeson Qazim Sejdini, qytetarët i besojnë më shumë Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 20:18 03-06-2015 SONDAZHI I “IPR” për Elbasanin / Kryeson Qazim Sejdini, qytetarët i besojnë më shumë Edi Ramës Te dhenat e IPR Marketing dhe Ora News per qytetin e Elbasanit, si paraqiten kandidatet

Sondazhi i "IPR Marketing" në bashkëpunim me “Ora News” sjell rezultatet e dyta për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Në qytetin e Elbasanit sipas “IPR” kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Qazim Sejdini me 66% kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike Ardian Turku me 34%. Në bazë të të dhënave nga sondazhi, 17.5% e qytetarëve janë shprehur të pavendosur.

Sondazhi realizohet nëpërmjet telefonit. Për qytetin e Elbasanit janë pyetur rreth 1 mijë banorë.

Në pjesën e dytë të sondazhit për besinim te liderat politikë, kryeson kryeministri Edi Rama me 57% i ndjekur nga kreu i LSI, Ilir Meta me 44.5%. Në vend të tretë për besueshmërinë e qytetarëve te liderët renditet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me 30% dhe në vend të katërt, ish-kryeministri Sali Berisha me 27.2%.

Komente nga të ftuarit në emisionin “Tonight” nga Ilva Tare:

Lorenc Vangjeli: Sondazhi është një mozaik ku secila shifër shihet në harmoni me të dhënat e tjera. Skam çfarë pyetje të bëj kur shifrat flasin vetë.

Drejtori i IPR: Qytetarët e Elbasanit janë të prirur më shumë drejt së majtës. E vërteta do të duket vetëm në zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk ka rrefuzim ndaj sondazhit, vetëm raste kur qytetarët nuk dëshirojnë të shprehen.

Anila Basha: Menduam se do të kishte surpriza për shkak se ky është mandati i dytë për Qazim Sejdinin ndërsa Ardian Turku është një petagog i nderuar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Lezhë: Ai i SHQUP-it premton naftë falas, ulje taksash...Si do i bëjnë?!
SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Rezultat i ngushtë por kryeson Dako. Qytetarët besojnë Ramën si lider »
Article Logic
Execution time: 0.016438007354736
array(1) { ["section"]=> string(95) "sondazhi-i-ipr-per-elbasanin-kryeson-qazim-sejdini-qytetarer-i-besojne-me-shume-edi-rames-12618" }