SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Fiton bindshëm Erion Veliaj me 51%

Publikuar tek: politike, më 21:00 16-06-2015 SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Fiton bindshëm Erion Veliaj me 51%

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj kryeson bindshëm me 51% kundrejt kandidatit të Partisë Demokratike, Halim Kosova me 33.5%, sipas rezultateve nga sondazhi i “IPR Marketing” në bashkëpunim me “Ora News”.

Sipas të dhënave nga sondazhi, Erion Veliaj ka pësuar rritje gjatë tre fazave të sondazhit, në 13 maj me 45.5%, në 3 qershor me 50.0% dhe në 16 qershor renditet me 51.0%. Ndërsa rezultati për Halim Kosovën, tregon se kandidati i djathtë ka pësuar ulje nga faza e parë me 3% dhe në dy fazat e tjera të sondazhit rezultati ka qenë i pandryshueshëm me 33.5%.

Erion Veliar (ASHE) - 51.0%

Halim Kosova (APPD) -33.5%

Gjergj Bojaxhi -  11.0%

Sazan Guri - 3.5%

Arben Tafaj - 0.5%

Dhimitër Muslia - 0.5%

Sondazhi i “IPR Marketing” për Tiranën është realizuar me telefon, ku janë intervistuar gjithsej 1003 persona. Marzhi i gabimit në nivel bashkiak është +- 3.2%.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I “IPR” për Shkodrën/ Voltana Ademi pëson rënie por kryeson ndaj Keti Bazhdarit
Duma letër Dudushit për anulimin e përballjes, Dudushi: Këto janë kushtet e debatit. Dako: Kjo nuk është e ndershme »
Article Logic
Execution time: 0.019124031066895
array(1) { ["section"]=> string(66) "sondazhi-i-ipr-per-tiranen-fiton-bindshem-erion-veliaj-me-51-13783" }