SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Ja kush fiton në kryeqytet. ASHE kryeson renditjen

Publikuar tek: politike, më 21:42 03-06-2015 SONDAZHI I “IPR” për Tiranën / Ja kush fiton në kryeqytet. ASHE kryeson renditjen Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News per qytetin e Tiranes, si paraqiten kandidatet

Sondazhi i “IPR Marketing” në bashkëpunim me “Ora News” për Tiranën nxjerr fitues Aleancën për Shqipërinë Europiane me 63% kundrejt Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet me 34%.

Nga kandidatët për Kryetar Bashkie kryeson Erion Veliaj me 50% të votave ndërsa kandidati i Partisë Demoktarike Halim Kosova, renditet në vend të dytë me 33.5%.

Erion Veliaj (PS) - 50%

Halim Kosova (PD) - 33.5%

Gjergj Bojaxhi (I Pavarur) - 11%

Sipas rezultateve të dyta të sondazhit të “IPR” në Tiranë, partitë politike kanë marrë këto rezultate:

Partia Socialiste - 44%

Lëvizja Socialiste për Integrim - 12.5%

Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson me 63%

Partia Demokratike - 30.5%

Partia Republikane Shqiptare 1.5%

Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet  ka marrë në total 34%

Besimi te liderët politikë në Tiranë:

Edi Rama - 59.2%

Ilir Meta - 47.5%

Lulzim Basha - 29.2%

Sali Berisha - 22.3%

Drejtori i “IPR”: Halim Kosova pak a shumë qëndron në rezultate të njëjta si në pjesën e parë të sondazhit. Kandidati i Partisë Socialiste ka 5% rritje.

Lorenc Hoxha: Diferencën e bëjnë kandidatët. Të dyja palët janë të gatshme të nxjerrin kartat e tyre të pista. Kemi parë akuzat për Kosovën, akuzat për klinikën e tij. Ndërsa edhe sot pamë te “Ora Neës”, denoncimin që bëri zoti Berisha për bashkëshorten e kandidatit të majtë.

Anlia Basha: Halim Kosova po i kushton shumë vëmendje punës së tij në maternitet, a thua se qytetarët do zgjedhin kreun e maternitetit. Nga ana tjetër Erion Veliaj me spote të shumta publicitare, reklamat, tabela, fushata e madhe dhe fakti që flet për gjëra konkrete i ka dhënë këtë avantazh. Sa i përket Gjergj Bojaxhiut, ai ka filluar të jetë më shumë agresiv me fushatën por ka problemin që i mbyllet dera në media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I “IPR” për Durrësin / Rezultat i ngushtë por kryeson Dako. Qytetarët besojnë Ramën si lider
Meta: Largimi nuk është zgjidhje, të rinjtë e Beratit duhet ta krijojnë jetën në këtë qytet »
Article Logic
Execution time: 0.024288177490234
array(1) { ["section"]=> string(82) "sondazhi-i-ipr-per-tiranen-ja-kush-fiton-ne-kryeqytet-ashe-kryeson-renditjen-12621" }