SONDAZHI I "IPR" për Tiranën / Bojaxhi supriza, Veliaj më pak vota se koalicioni

Publikuar tek: politike, më 20:45 13-05-2015 SONDAZHI I Sondazhi i IPR Marketing per Tiranen

IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar sondazhin e parë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Gjatë emisionit “Tonight Ilva Tare”, kompania italiane paraqiti rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Shkodrën. Rezultat i këtij sondazhi del nga një kampion përfaqësuesish prej 1 mijë zgjedhësish dhe njerëzit janë pyetur mes datave 7-11 maj.

Gara për Tiranën

Në sondazhin e publikuar nga IPR Marketing dhe Ora News gara për Bashkinë e Tiranës është mjaft interesante. Sondazhi tregon se, Erion Veliaj gëzon një mbështetje në nivel 45.5%. Në vend të dytë vjen, Halim Kosova me 36.5%, ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka marrë 12.5%, kurse Sazan Guri 4% dhe Arben Tafaj 1.5%. Të pavendosurit janë në masën 21.2%.

Ndërsa për sa i takon partive në krye është Partia Socialiste me 43%, ndërsa Partia Demokratike me 31.5%. Lëvizja Socialiste ka një mbështetje në nivel 11% kurse partitë e tjera kanë një mbështetje nën 3%. Në nivel koalicioni, ai i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka një mbështetje në nivel 60%, kurse ai i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” vetëm 35.5%. Të pavendosur janë 22.9%.

Vërehet se kandidati i majtë Erion Veliaj ka një mbështetje më të vogël se sa koalicioni që ai përfaqëson në këto zgjedhje, pasi ia ka marrë vetëm 45.5% nga 60% që gëzon koalicioni i majtë. Ndërsa, kandidati i djathtë, Halim Kosova ka një mbështetje më të lartë se sa koalicioni nga 35.5% që ka koalicioni, ai ka marrë 36.5%.

Komenti i të ftuarve në "Tonight Ilva Tare"

Anila Basha: Në Tiranë Gjergj Bojaxhi mbetet supriza. Ka një problem që duhet të punojë tek të rinjt që nuk e njohin. Më fort po punon LSI për të zgjedhur Veliajn se sa strukturat e PS-së. Duket se ka një përçarje.

Lorenc Vangjeli: Edhe me ndarjen administrative, diferenca mes të majtës dhe të djathtës është 1 me 2.

Afrik Krasniqi: Bojaxhi ka marrë një kuotë të lartë dhe besoj se do të jetë i sulmuar nga të dy palët. E majta kërkon një rezultat rekord në Tiranë. E djathta duhet të bëjë përpjekje për bashkim të votës.

Blendi Çeka: Suprizë kandidatët e pavarur. Mendoja se diferenca do të ishte më e madhe.

IPR

Antonio Notto, që bashkëpunon për herë të tretë me "Ora News", shprehet se, “ka një diferencë të madhe në % midis votës për kandidatinm dhe votës për koalicionet përkatëse”. “Duket sikur qytetarët janë më të prirur për të votuar për kandidatin sesa koalicionet e partive”, shprehet Notto.

IPR Marketing dhe Ora News do të publikojë dhe dy sondazhe të tjera që do të publikohen më 1 qershor dhe 16 qershor, ndërsa pas mbylljes së votimit do të publikohen edhe exit pollet e para.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SONDAZHI I "IPR" për Shkodrën / Voltana Ademi në avantazh përballë Keti Bazhdarit
Mediu: Po kthehemi në kopje të shëmtuar të Maqedonisë, marrëzia drejton Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.028259992599487
array(1) { ["section"]=> string(56) "sondazhi-i-ipr-per-tiranen-surpriza-gjergj-bojaxhi-11097" }