Sondazhi i Newsbomb.al / Ja ministrat e PS që nuk duhet të jenë në kabinetin e Ramës

Publikuar tek: politike, më 14:00 07-07-2015 Sondazhi i Newsbomb.al / Ja ministrat e PS që nuk duhet të jenë në kabinetin e Ramës

Është mbyllur ditën e sotme sondazhi i Newsbomb.al në lidhje me performancën e ministrave të kabinetit qeveritar. Qytetarët kanë patur mundësi të zgjedhin ministrin që sipas tyre nuk duhet të jetë pjesë e kabinetit Rama pasi ka patur performancën më të keqe.

Sondazhi ka qëndruar për me shumë se një javë, ndërsa 3 ministrat me më shumë vota nga qyetetarët, për të mos qenë pjesë e kabinetit të qeverisë janë: Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj me 22.3%, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj me 13.3% dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me 11.4%.

Ja renditja e plotë sipas votës së qytetarëve, në përgjigje të pyetjes “Votoni ministrat e PS-së që nuk duhet të jenë pjesë e kabinetit të Ramës:

Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë - 22.3%

Arben Ametaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit - 13.3%

Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme  - 11.4%

Shkëlqim Cani, Ministër i Financave - 8.3%

Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit - 8.3%

Bledi Çuci, Ministër Shteti për Çështjet Vendore - 6.6%

Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes - 6.4%

Ermonela Felaj, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin - 4.6%

Mirela Kumbaro, Ministër i Kulturës - 4.2%

Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike - 4.2%

Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban - 3.7%

Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë - 2.8%

Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme - 2.4%

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 1.5%

Qytetarët kanë patur mundësinë të votojnë vetëm një herë, nga një adresë kompjuterike (IP). Ndërsa në sondazh nuk kanë qenë të përfshirë ministrat e LSI-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Qytetarët më kanë shkruar për dënimin me vdekje. Propozoj 2 nisma të reja në sistemin e drejtësisë
Merkel sot në Tiranë, ja axhenda e kancelares gjermane »
Article Logic
Execution time: 0.018306016921997
array(1) { ["section"]=> string(88) "sondazhi-i-neesbomb-al-ja-ministrat-e-ps-qe-nuk-duhet-te-jene-ne-kabinetin-e-rames-15540" }