Sondazhi i Wiwibloggs: Elhaida Dani, fituese e Eurovision

Publikuar tek: kulture-art, më 12:14 13-04-2015 Sondazhi i Wiwibloggs: Elhaida Dani, fituese e Eurovision Elhaida Dani

Sajti i njoftimeve të eventit Eurosong, “Wiwibloggs”  ka nxjerrë fituese Elhaida Danin sipas një sondazhi që ka nisur nga data 29 mars deri më datë 11 prill.

“Më 29 mars kemi pyetur lexuesit tanë që të votojnë konkurrentin më potencial për të fituar Eurovizion 2015. Deri në orën 15:00 të dates 11 prill ne kishim mbledhur një total prej 55.739 votash dhe kryesuesja është shqiptarja Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy”. Ajo ka marrë një numër votash mbresëlënëse me 10.564 për këngën “Im Alive”. Performanca e saj akustike është në majë dhe ajo ka provuar që është shumë karizmatike nëpër intervista. Elhaida: Ti je gjallë dhe lexuesit tanë të duan ty”, shkruhet në Wiwibloggs.

Ndërsa, Georgia Nina Sublatti me 5266 vota ose 5 mijë vota më pak se Elhaida është renditur në vendin e dytë. Elhaida pritet që të performojë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2015 në Vjenë më datë 19 maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta nobelisti Gunter Grass, luftoi nazizmin me veprat e tij
Kori gjerman këndon “Po vijnë krushqit maleve”, vërshojnë komentet në rrjetet sociale (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022749185562134
array(1) { ["section"]=> string(60) "sondazhi-i-wiwibloggs-elhaida-dani-fituese-e-eurovision-8562" }