Sondazhi: Kandidatët e PD-së kryesojnë në Bashkitë kryesore

Publikuar tek: politike, më 21:53 22-04-2015 Sondazhi: Kandidatët e PD-së kryesojnë në Bashkitë kryesore

Në sondazhin e hapur dy ditë më parë nga Newsbomb.al për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, votuesit deri më tani kanë zgjedhur kryesisht kandidatët e PD-së dhe opozitës si të preferuarit e tyre për Bashkinë që ata i përkasin.

Opozita kryeson në pjesën më të madhe të Bashkive kryesore, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra apo Fieri. Sa i përket mazhorancës, të mjatët deri më tani vijojnë të ruajnë bastioninin e tyre, Vlorën, ndërsa në avantazh janë edhe në Korçë me Sotiraq Filon. Surprizë ka rezultuar Gjirokastra, një bastion i palëkundur i të majtëve, por në sondazh deri më tani kryeson me një përqindje më të lartë kandidati i PD-së, Igli Kokalari, përballë kandidates së LSI-së, Zamira Rami.

PD udhëheq gjithashtu në Lezhe dhe Kukës, ndërsa në Dibër kandidatët kanë vota të barabarta.

Sa i përket Tiranës, është kandidati i PD-së Halim Kosova ai që udhëheq me 41.9% të votava, i ndjekur nga kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi 29.9% dhe ai i PS-së Erion Veliaj me 26.1% të votave. Durrësin duket se e dominon totalisht Grida Duma përkundrejt Vangjush Dakos. Plot 86.5% të votave ka grumbulluar deri më tani kandidatja e PD-së, ndërsa socialisti Dako vetëm 13.5%.

Për të votuar në sondazh apo për të parë statistikat, klikoni: “Sondazhi”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i PD-së Kosova në takim me studentët: Shqetësimi kryesor janë tarifat e larta
Djali i Azem Hajdarit në shesh, përqafohet me Klodiana Shalën »
Article Logic
Execution time: 0.026462078094482
array(1) { ["section"]=> string(63) "sondazhi-kandidatet-e-pd-se-kryesojne-ne-bashkite-kryesore-9468" }