Soni flet për marrëdhënien me Landin: Jemi miq, për dashurinë do mendoj pas klipit të 100

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:25 30-01-2016 Soni flet për marrëdhënien me Landin: Jemi miq, për dashurinë do mendoj pas klipit të 100

Prej pak muajsh i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me italianin Mirko Luçarelli dhe Soni Malaj tashmë është një nga beqaret më të bukura shqiptare. Këngëtarja e njohur gjatë javëve të fundit ka qenë pjesë e spektaklit "Në një javë" ku na ka treguar disa nga aftësitë e tjera të saj veç muzikës. Pjesë e spektaklit ishte edhe një tjetër artist po aq i njohur sa Soni, ish-anëtari i grupit Ëest Side Family, Landi Hysi. Afrimiteti mes tyre dhe sjelljet në dukje intime u bënë shkak i një sërë thashethemesh dhe aludimesh se mes tyre kishte nisur një shkëndijë.

Por, sipas Sonit, ende nuk është gati për një romancë të re dhe me Landin janë thjesht miq. "Me Landin jemi të martuar", thotë Soni me shaka, ndërsa sqaron se në lidhje me këtë histori e kanë pyetur shumë persona, përfshirë edhe miqtë e saj. "Më kanë pyetur, madje edhe miqtë tanë, por jo! Dukeshim të afërt sepse ishim të vetmit që njiheshim prej shumë vitesh dhe krijuam menjëherë miniskuadrën tonë. Por jo, jemi miq shumë të mirë", ka treguar Soni për "Elluetooth". E pyetur nëse në jetën e saj gjendet aktualisht një dashuri e re, Soni shprehet,"Dashuria ime është Anna", teksa vijon se, "Për gjëra të tilla ka kohë, pas klipit të 100". Pak përpara ndarjes nga Mirko, Soni Malaj u transferua në Shqipëri, për tilu përkushtuar karrierës së saj në muzikë.

Këngëtarja ishte një nga trajneret e "X Factor", ndërsa ka realizuar edhe disa këngë e videoklipe. Sigurisht planet e saj janë të mëdha, përfshirë edhe ambicien për të pasur një karrierë ndërkombëtare. Ndërsa për momentin Soni është duke përgatitur dy videoklipe të reja. "Jam duke punuar për videoklipe të reja", është shprehur ajo, ndërsa na lë të kuptojmë se këto materiale do të lançohen shumë shpejt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053919076919556
array(1) { ["section"]=> string(93) "soni-flet-per-marredhenien-me-landin-jemi-miq-per-dashurine-do-mendoj-pas-klipit-te-100-31347" }