Soni Malaj i jep fund martesës me Mirkon?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:40 22-02-2015 Soni Malaj i jep fund martesës me Mirkon?

Thuhet si “nën zë” se këngëtarja Soni Malaj dhe balerini italian Mirko Luccarrelli, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Vetë këngëtarja nuk është shprehur publikisht në asnjë moment për vërtetësinë ose jo të këtij lajmi, po sërish zërat thonë që Soni është shprehur se mes tyre  thjesht nuk ka funksionuar, edhe pse Mirko i është dukur gjithnjë si një njeri pozitiv.

Ne do na pëlqente në fakt që Soni t’i përgënjeshtronte këto zëra por fakti që ajo së fundmi  nuk ka postuar asnjë foto e nuk ka dalë në publik krah Mirkos, na bën të dyshojmë edhe më shumë.

Këngëtarja aktualisht ndodhet në Shqipëri dhe e vetmja gjë që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë momentet (foto+video) gjatë stërvitjes së saj në palestër.

Soni Malaj dhe Mirko janë njohur në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, frut i së cilës është edhe vogëlushja  e tyre Ana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044579982757568
array(1) { ["section"]=> string(45) "soni-malaj-i-jep-fund-marteses-me-mirkon-4126" }