Soni Malaj me të dashurin e ri, publikohet fotoja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:59 26-03-2016 Soni Malaj me të dashurin e ri, publikohet fotoja Soni Malaj me të dashurin në krahë, foto publikuar nga ''Panorama''

Soni Malaj me të dashurin e ri, publikohet fotoja. Kurioziteti i të gjithë fansave të këngëtares duket se mund të shuhet sot. Ja kush është i riu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, e cila la pas një martesë. I dashuri quhet Klevi dhe Soni ka nisur me të bashkëjetesën, së bashku me vajzën e saj Anna. I dashuri menaxhon një bar-kafe në Tiranë.

U përfol gjerë e gjatë në media për divorcin me bashkëshortin Mirko por paralelisht nuk kaloi shumë kohë kur Soni zuri vend në media me thashethemet për një lidhje të re.

Fillimisht qarkulloi një trillim i pastër se mos Soni është në lidhje me Landin e ËSF e më pas u tha se ajo ka nisur romancën me një djalë më të ri në moshë.

Këtë raportim të mediave shqiptare Soni as nuk e pohoi e as nuk e mohoi deri në intervistën dhënë për “Prive” kur pyetet për këtë pjesë.

Këtë situatë, Soni e kaloi me të qeshura e sportivitet duke bërë pyetje se gjoja nuk e dinte se kishin dalë këto fjalë në shtypin rozë.

Pyetjes se a janë fjalë të pavërteta apo të vërteta, këngëtarja iu përgjigj duke thene "LIafe, IIafe janë”. Në një mënyrë të tërthortë, Soni Malaj për të parën herë pranoi lidhjen e re. I shkoftë mbarë sikurse siç po i ecën suksesi me këngën e re të sjellur me Skivin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është koleksioni Pranverë-Verë nga Arjol Lluka (Foto)
Armina Mevlani e lumtur në krahë të vjehrrës, Liri Berishës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.03131890296936
array(1) { ["section"]=> string(54) "soni-malaj-me-te-dashurin-e-ri-publikohet-fotoja-36041" }