Soni Malaj reagon pas lajmeve për përplasje me Ardit Gjebrean: Mos guxoni më

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:53 10-12-2016 Soni Malaj reagon pas lajmeve për përplasje me Ardit Gjebrean: Mos guxoni më

Këngëtarja Soni Malaj ka reaguar pas interpretimit që disa portale i kanë bërë intervistës së saj për “Bluetooth”.

Soni deklaroi se këtë edicion të “Këngës Magjike” po bëhej një lojë e pistë duke favorizuar disa këngëtare, por ajo nuk akuzonte për këtë produksionin apo drejtuesin e festivalit Ardit Gjebrean.

Megjithatë, në disa portale kjo është interpretuar si një përplasje e këngëtares me Gjebrean, çka ka detyruar Sonin të reagojë dhe të hedh poshtë çdo dyshim.

“Boll me gënjeshtra dhe spekulime, na lini të shijojmë finalen e "Kënga Magjike", se asnjë nuk është kundra askujt!!!! Dhe atë fjalen "paranojake" ta mbajë ai që ka bërë shkrimin dhe mos guxoni më të më vini epitete të tilla. Jam e lumtur, që jam pjesë e "Kënga Magjike", në këtë aktivitet muzikor madhështor dhe me një produksion superprofesionist”, shprehet Soni.

Soni Malaj do të performojë sot në finalen e “Këngës Magjike” duke qenë edhe një prej pretendenteve për çmimin e parë.

Screenshot_4.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03217601776123
array(1) { ["section"]=> string(81) "soni-malaj-reagon-pas-lajmeve-per-perplasje-me-ardit-gjebrean-mos-guxoni-me-62248" }