Sonila Meço tregon se çfarë ia ‘shkundte’ emocionet kur ishte fëmijë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:37 19-04-2016 Sonila Meço tregon se çfarë ia ‘shkundte’ emocionet kur ishte fëmijë

Gazetrja Sonila Meço tregon se çfarë i’a shkunde emocionet kur ishte fëmijë.

Tani që vajza e saj Amarisi shkon në kopësht, çdo muaj asaj i duhet të marrë pjesë në takimet me pridër dhe këto takime mesa duket i sjellin ndërmend veten, ‘incidentet’ dhe notat e patreguara ‘pa dashje’ tek prindërit. Efekti i rrubullaksisë së botës, ku ti mund të takosh veten e vogël të madhe…

“Këto kohë po mësohem me togfjalëshin që kur isha fëmijë mi 'shkundte' mirë e mirë emocionet: takimi me prindër.
Në kopshtin e Amarisit çdo muaj organizohen takimet me mamat dhe babat e vogelushëve: një tavolinë e vockël me dy karrige të vogla, por solide, ku prindërit qëndrojnë sy e veshe përballë edukatores. Unë ende e përjetoj si takim me Sonilën e vogël që priste mamin e babin plot emocione se mos ndonjë 'incident' me shokët e klases a mesuesën kujdestare kish lënë 'mbresë' tek kjo e fundit. Për të mos folur për ndonjë notë, shpëtuar si 'pa dashje' në njoftimin ditor në familje. Ja që rrumbullakësia e kësaj botë e jete të sjell në atë pozicionin përkundrruall kur ti përgjon edhe vibracionin e zërit të edukatores për ndonjë 'prapësi' a problem të së voglës tënde. 
Dhe mandej kthehem sërish tek Sonila e madhe dhe i besoj asaj vajzës së vogël që sot është bërë mami dhe kujton se fëmijët nxënë nga ajo që në prinderit jemi e jo thjeshtë ç'ka u mësojmë. Ndaj më të mirat e 'prapësitë' tona ai takim me prindër është më shumë takim me veten e vogël të madhe” shkruan Sonila.

sonila_meço.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017765045166016
array(1) { ["section"]=> string(73) "sonila-meco-tregon-se-cfare-i-a-shkundte-emocionet-kur-ishte-femije-38074" }