Sonila Meço zhgënjehet nga kolegët e medias: Këtë nuk e prisja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:22 13-10-2015 Sonila Meço zhgënjehet nga kolegët e medias: Këtë nuk e prisja Sonila Meço

Gazetarja e njohur Sonila Meço është hatërmbetur me disa nga kolegët e saj në media pas një statusi që gazetarja ka postuar në rrjetin social, e që sipas saj është intrepretuar në bazë interesash personale.

 Meço nuk thotë se kujt i referohet konkretisht por pohon: “Një faqe ka publikuar leximin e 'shenjave' sipas oreksit të saj, duke prodhuar lajmin ( në fakt spekulimin), duke mos respektuar etikën dhe personalitetin tim”.

Statusi i Sonila Meços ka qenë ky: “Tek Le Iene flasin për trapiantin e parë në botë të kokës... në Krishtlindjet e 2017ës..... Po pse nuk bëhet para verës së atij viti xhanëm?! Sa shpresa do ringjalleshin në këtë vend?”.

Pas interpretimit që i është bërë në media, gazetarja është detyruar të shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë.

Statusi i plotë i Sonila Meços

Per menyren se si na trajtuan disa kolege ne nje moment te veshtire per Agon Channel nuk kam folur kurre...
Por qe kolege mediash te interpretojne me aq zell nje status timin ne facebook sipas 'udherrefyesit' te interesave te tyre, kete nuk e prisja.
Nje faqe ka publikuar leximin e 'shenjave' sipas oreksit te saj, duke prodhuar lajmin ( ne fakt spekulimin), duke mos respektuar etiken dhe personalitetin tim. Dakord, nuk ka shpetuar askush nga spekullimet ne kete vend, por nje doze e fundit e mirkuptimit a ekziston midis kolegesh? Nje pyetje, nje telefonate, nje mesazh ne inbokset e panumerta te sms-ve, ëhatsapp-it, viber-it, msn-se per te kuptuar?
Jo!!!!!!
Atehere po jua 'sherbej' une interpretimin sipas asaj qe kam shkruar e duke respektuar parimin se mbaj pergjegjesi per ate qe them e jo ate qe degjon ti:
Statusi im:
'Tek Le Iene flasin per trapiantin e pare ne bote te kokes... Ne Krishtlindjet e 2017es..... Po pse nuk behet para veres se atij viti xhanem?! Sa shpresa do ringjalleshin ne kete vend?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025382995605469
array(1) { ["section"]=> string(67) "sonila-meco-zhgenjehet-nga-koleget-e-medias-kete-nuk-e-prisja-23019" }