Sonila Qato SMS në celular sipërmarrësve: Pyetësor për biznesin

Publikuar tek: ekonomi, më 15:04 13-12-2017 Sonila Qato SMS në celular sipërmarrësve: Pyetësor për biznesin

Ditën e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me INSTAT kanë nisur në celularin dhe emailin e qindra mijra sipërmarrësve,  “Pyetësorin për Biznesin”. Pyetësori është pjesë e një fushate të ndërmarrë për reformimin e agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektoriateve.

Nëpërmjet kësaj fushate, në kuadër të bashkëqeverisjes dhe misionit të ndërmarrë për transparencë, ftohet çdo sipërmarrës të dërgojë opinionet, sugjerimet dhe eksperiencën e tij në mënyrë të tillë që reformimet e ndërmarra të jenë në përputhje me problematikat reale të biznesit. Gjithashtu nëpërmjet këtij sondazhi, do të jetë e mundur të vërehet realisht sa i angazhuar është biznesi në komunikimin dy palësh.

Të dhënat e pyetësorit do të përpunohen në mënyrë periodike gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij online, gjer në në fund të këtij viti, bën me dije zyra e shtypit të ministres Qato.

 “Ju përshëndes,

Qeveria tashmë ka nisur një proçes reformimi të agjensive qeveritare dhe të gjitha inspektoriateve. Në mënyrë që të bëjmë një punë sa më të mirë, kemi nevojë për opinionet tuaja si dhe çdo sugjerim të nevojshëm.

Ju lutem gjeni kohën të plotësoni Pyetësorin mbi Biznesin të bashkëlidhur më poshtë.

Kontributi Juaj mbetet shumë i çmuar për reformën e sapo nisur!

Ju uroj punë të mbarë,

Sonila Qato,

Ministre Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”, thuhet në msazhin dërguar sipërmarrësve. PYETSORI:https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf5JGMMWia7__Go-jG5WP-LtOt9jdhVDXpvUcF7-Y4etftJtw/viewform

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016746997833252
array(1) { ["section"]=> string(69) "sonila-qato-sms-ne-celular-sipermarresve-pyetesor-per-biznesin-102943" }