Sopranoja Ermonela Jaho në një rrëfim për veten dhe skenën: Doktorët më thanë në Shqipëri se s’mund të këndoja

Publikuar tek: kulture-art, më 09:41 10-10-2015 Sopranoja Ermonela Jaho në një rrëfim për veten dhe skenën: Doktorët më thanë në Shqipëri se s’mund të këndoja Ermonela Jaho pas performances per La Traviata ne Madrid ne 2015

Me një intervistë të gjatë, direkt pas suksesit të Madame Butterfly në Opera Bastille në Francë, sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, vjen në një intervistë të gjatë për të kaluarën e saj dhe suksesin aktual në revistën franceze “Tutti Magazine”. 

Në intervistë, Ermonela përveç të tjerave thotë për vështirësitë e fillimit të karrierës në Shqipëri, kur doktorët i thanë se duhet të zgjidhte një profesion tjetër, pasi kordat e saj të zërit, nuk e lejonin të ishte një këngëtare profesioniste. “M’u rrotullua gjithë bota” thotë Ermonela, ndërsa tregon në intervistë për punën e përditshme që i është dashur të bëjë që të hedhë poshtë pretendimet e mjekëve, dhe sot të pushtojë skenat botërore.

“Kam kaluar shumë në karrierën time. Kur kam filluar të këndoj kam qenë soprano më vonë u bëra mezzo soprano. Nuk kisha rreth meje profesorë që të më orientonin për natyrën e instrumentit tim. Zëri im ishte fleksibël, por nuk isha koshiente. Në adoleshencë, për më tepër, asgjë nuk më dukej e pamundur. Më pas erdhi një moment ku, pas cdo mësimi apo në fund të cdo spektakli, e gjeja veten në pamundësi për të folur. Por kur je e re, rekuperon më shpejt sesa të jesh 30 apo 40 vjeç. Kjo më ka ndodhur disa herë përpara se të vendosja se duhet të reagoja. Dicka nuk shkonte me teknikën…atëherë u konsultova me doktorën. Verdikti i tyre ishte deciziv: ju jeni e re, mund të zgjidhni akoma një aktivitet tjetër, por duke parë kordat tuaja vokale, ju nuk mund të jeni asnjëheherë një këngëtare profesioniste. Imagjinoni reagimin tim: bota u rrotullua rreth meje! Kjo ka qenë një ndër periudhat më të vështira në jetën time që duhet të kaloja. Ajo që më këshilloni doktorët, ishte e pamundur. Kisha filluar të jetoja ëndrrën time dhe nuk i kapërceja dot ato fjalë. Duhet të bëja diçka patjetër. Ndalova për një periudhë 3 apo 6 muaj dhe fillova të studio phoniatri. Ndonjëherë të kuptosh atë që po kalon është një hap i madh përpara. Ky lloj kuptimi më lejoi që të pranoja limitet e mia dhe të rimerrja gjithcka nga zero për të ndjekur një trajektore që më përshtatej.

Udhëtova shumë vetëm për këtë nisje të timen të re, sepse duhet të bindesha që nëse nuk do të kisha zërin e Maria Callas, apo të këngëtareve të tjera duhet të pranoja mundësitë e mia dhe të gjeja mënyrën që të kuptoja se nuk isha ajo për të cilën u nisa. Puna që duhet të bëja ishte e madhe dhe deri më tani, asnjëherë nuk kam ndaluar së punuari dhe së kërkuari…sot jam krenare për atë që kam arritur, sepse, instiktivisht, kisha arsye të ngulmoja për mënyrën që ishte gatuar për mua”, thotë Ermonela Jaho në intervistë.

Por nuk harron të flasë edhe për publikun francez dhe mënyrën sesi e vlerëson atë.

“Ky shkëmbim me publikun në fund të një prezantimi është një moment që e pres shumë por asnjëherë nuk mund të jem e aftë të parashikoj se ç’ndodh apo ta kërkoj. Një sallë që ngriht në këmbë për të të përshëndetur është një gjë e pabesueshme që vjen si një surprizë. Por pas një publiku të tillë përgjegjësia është e madhe sepse duhet të përqasem me performancën e ardhshme që do të jetë e ndryshme, dhe unë personalisht, jam ndryshe në çdo prezantim.

Publiku francez është i veçantë. E kam shprehur edhe në intervista të mëparshme dhe jam e sinqertë në këtë që them. Mbi skenë, prezenca e publikut është reale dhe të këndosh përballë tij duket sikur do të kalosh gjithmonë një provim. Duhet të të falin edhe kur gabon sepse mbi të gjitha, ky është realiteti në një prezantim, askush nuk është perfekt. Por kuptohet qartë nëse je e sinqertë apo jo. Në fund të spektaklit ata të japing emocionin dhe interpretuesi kupton nëse publiku është kënaqur me performimin, apo me artistin. Kështu, sa herë shoh spektatorët të debutojnë përpara meje, jam personi më i lumtur në botë” thotë Ermonela Jaho.

Grandes Voix Jaho Castronovo TCE

Shumë shpejt do të ketë performanca të tjera botë. Në korrik 2016 do të këndojë në krah të Charles Castronovo të cilin sic thotë e vlerëson shumë. “U takuam në La Boheme në Detroit para 12 vitesh dhe besoj se alkimia mes nesh ishte natyrale dhe e pabesueshme. Më vonë u rigjendëm për La Rondine dhe La Boheme në Royal Opera House…Besoj se ajo mbrëmje do të sjellë shumë pasion” thotë Jaho, e cila deri në fund të vitit, do të ketë shumë performanca të tjera në skenat botërore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngatërresa, çmimin Nobel për pak ia dhanë një të panjohuri
80 vite nga lindja e mjeshtrit/ Saimir Pirgu kujton Pavarottin: Gjithmonë në zemër Luciano (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.24945497512817
array(1) { ["section"]=> string(115) "sopranoja-ermonela-jaho-ne-nje-rrefim-per-veten-dhe-skenen-doktoret-me-thane-ne-shqiperi-se-s-mund-te-kendoja-22782" }