Sopranoja nga Kosova që këndoi për Papën, plot mllef rrëfen problemin e madh që i ka lindur: Deri kur?!

Publikuar tek: kulture-art, më 10:48 10-09-2016 Sopranoja nga Kosova që këndoi për Papën, plot mllef rrëfen problemin e madh që i ka lindur: Deri kur?!

Sopranoja nga Kosova që këndoi për shenjtërimin e Nënë Terezës para Papës dhe gjithë drejtuesve të shteteve shqiptare ndjehet plot mllef dhe rrëfen para të gjithëve problemin e madh që i ka lindur. ‘’Deri kur?!’’, pyet Elbenita Kajtazi.

Ajo nuk mund të marrë në Gjermani nënën e saj për të parë shfaqjen e radhës ku do të këndojë.

‘’Po e shkruaj këtë status meqenëse jam shumë e mllefosur dhe duke qenë në Gjermani e duke mos ditur se si shkojnë gjërat tash e tre vite nëpër ambasadat tona, nuk di se si t'ja bëj, nëse keni ndonje ide më ndihmoni !

Ka 1 muaj që po mundohem të bëj një termin në ambasadën Gjermane që të marr një vizë për nënën time, e cila do të vijë të shohë shfaqjen ''Zauberflöte'' ku unë do këndoj Paminen dhe është i çuditshëm fakti që ky sistem i termineve online thjesht nuk po funksionon!!!

E urrej së pari faktin që duhet ende të merremi me këto gjëra, e urrej faktin që prindërit e mi e familjarët e mi e kanë të pamundur të vijnë kurdo që duan lirshëm për të përcjellë hapat e karrierës time për së afërmi!!!

Deri kur ?!!!!!’’, shkruan e shqetësuar Kajtazi. 

elbenitakajtazi.jpg

Elbenita Kajtazi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partitura e parë muzikore e botuar në Shqipëri, akademiku publikon fotot
Shkrimtarja: Përkthyesi i vetëm i veprave shqip në Holandë, në Shqipëri. A ka ndokush ndërmend ta presë??? »
Article Logic
Execution time: 0.015717029571533
array(1) { ["section"]=> string(105) "sopranoja-nga-kosova-qe-kendoi-per-papen-plot-mllef-rrefen-problemin-e-madh-qe-i-ka-lindur-deri-kur-52501" }