Soros financon 19 projekte nëpërmjet LëvizAlbania, të gjitha për demokracinë. Ja OJQ dhe individët që morën fondet

Publikuar tek: ekonomi, më 08:28 05-10-2016 Soros financon 19 projekte nëpërmjet LëvizAlbania, të gjitha për demokracinë. Ja OJQ dhe individët që morën fondet Kryetari i bordit te Grandeve te LevizAlbania duke folur perpara fituesve

LëvizAlbania, organizata e financuar nga Soros ka shpërndarë dje nëpërmjet një ceremonie në Kamëz kartat fituese për 19 projekte. Janë 13 OJQ që kanë propozuar idetë e tyre dhe 7 individë, dhe siç LëvizAlbania konstaton në një njoftim për shtyp, të gjitha projektet kanë në fokus demokracinë. 

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bordit të Granteve, Z.Andi Dobrushi. Ai u shpreh se projekti LevizAlbania tashmë angazhon një spektër të gjërë aktorësh të shoqërisë civile të konkretizuara në më shumë se 22 projekte fituese nga Thirrja e Parë. ”Thirrja e dytë tregoi interesin në rritje ndaj këtij projekti dhe sidomos ka një rritje të numrit të aplikantëve individë, krahasur me aplikantët - organizata. Pavarësisht vështirësive në finalizimin e projekteve konkrete dhe cilësore tregon vullnetin e të rinjve për të ndryshuar situatën ku ndodhen”, u shpreh Z.Dobrushi

Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf përshëndeti fituesit dhe të pranishmit dhe tha: ‘’Si qytetar zviceran, unë besoj se qytetarët mund të sjellin ndryshim në qeverisje përmes aksioneve dhe nismave konstruktive. Gjithashtu besoj se në çdo cep të Shqipërisë ka individë dhe grupe të cilët munden dhe duhet të përçojnë këto ndryshime për të përmirësuar qeverisjen vendore’’. dhe demokracinë vendore në tërësi. 

Projektet fituese

Organizata: Instituti Shqiptar i Shkencave

Projekti: Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike

Zona e zbatimit: 61 bashkitë.

Kohëzgjatja e projektit: 9 Muaj

Objektivi: Krijimi i instrumenteve që lehtësojnë gjetjen, përdorimin dhe ripërdorimin e  informacionit mbi kontraktorët. Rritje e kapacitetit të gazetarëve lokal në realizimin e shkrimeve mbi Klientët e Bashkive. Identifikim i shpërndarjes se kontratave publike (parasë publike) në klient sipas grupit gjinor.

Organizata: EPOKA E RE

Projekti: Komisioni Këshillimor Rinor Mallakastër - Të rinjtë veprojnë

Zona e zbatimit: Mallakastër

Kohëzgjatja e projektit: 10 Muaj

Objektivi: Mobilizimi dhe aftësimi i të rinjve të Bashkisë Mallakastër për të adresuar kërkesat dhe nevojat e komunitetit në institucionet vendimarrëse dhe të ndërmarrë iniciativa konkrete përmes fushatave lobuese dhe advokuese.

Organizata: Qendra për Cështje të Informimit Publik, INFOCIP

Projekti: Monitorimi i Këshillave Bashkiake përmes aktivizmit rinor ne zonat rurale

Zona e zbatimit: Bashkite Tiranë, Kamëz, Vorë

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Objektivi: Promovimi i pjesemarrjes ne vendimarrje te te rinjve nga zonat rurale dhe rritja e zbatueshmerise se ligjit “Per Veteqeverisjen Vendore“. Të monitorojë këshillat bashkiak për impelementimin e ligjit organik “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe te perllogarise nivelin e zbatimit te tij.

Organizata: Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome

Projekti: Aktivizëm qytetar për lobim dhe advokaci për problemin e strehimit

Zona e zbatimit: Bradashesh, Papër – Bashkia Elbasan

Kohëzgjatja e projektit: 7 Muaj

Objektivi: Informimi, sensibilizimi, mbështetja e qytetarëve të Bashkisë së Elbasanit për të siguruara askesin dhe përfshirjen aktive në vendimarrjet e Këshillit Bashkiak që prekin drejt për drejtë këto komunitete. Evidentimi i familjeve të pastreha në ish komunat Bradashesh dhe Paper.

Organizata: Together for Life

Projekti: Lëviz për kopshtin tim

Zona e zbatimit: Bashkia e Tiranës - Njësitë Administrative Tirana 1- Tirana 11. 

Kohëzgjatja e projektit: 12 Muaj

Objektivi: Të kryejë një monitorim të infrastrukturës dhe investimeve të 44 kopshteve të Tiranës  për një periudhë 12 mujore, me qëllim informimin e qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e bashkisë Tiranë.

Organizata: Qendra “Konsumatori shqiptar”

Projekti: Përmirësimi i cilësisë së shërbimit të transportit rrethqytetas.

Zona e zbatimit: Bashkia Durrës

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Objektivi: Rritja e përgjegjshmërisë së administratës së Bashkisë Durrës dhe të kompanive që ofrojnë këtë shërbim publik për të siguruar një shërbim transporti rrethqytetas cilësor dhe të aksesueshëm për konsumatorët(qytetarët) si përdorues të këtij shërbimi në Bashkinë Durrës.

Organizata: Qëndra për Qeverisje të Mirë

Projekti: Monitorim i performancës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve

Zona e zbatimit: Bashkia Kuçovë

Kohëzgjatja e projektit: 6 muaj

Objektivi: Rritja e iniciativës dhe reagimit të qytetarëve të bashkisë Kuçovë  për të përmirësuar situatën aktuale  të shërbimit të Menazhimi I Iintegruar I Mbetjeve nëpërmjet angazhimit të tyre në procesin e monitorimit të performancës së këtij shërbimi.

Organizata: ART KONTAKT

Projekti: Vide(M)okraci

Zona e zbatimit: Tiranë

Kohëzgjatja e projektit: 12 Muaj

Objektivi: Projekti synon të kontribojë në nxitjen e përfshirjes dhe marrjes së përgjegjesive të të rinjve të qarkut Tiranë  në proçeset e demokracisë lokale dhe aktivizimin qyteta nëpërmjet realizimit dhe shpërndarjes së video-mesazheve në një shkallë të gjërë nëpërmjet mediave sociale.

Organizata: Oxfam Italia

Projekti: Mobilizimi i komuniteteve: Uji për përmirësimin e jetës rurale

Zona e zbatimit: Njësia Administrative Shkrel - Bashkia Malësi e Madhe

Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj

Objektivi: Përfshirja e komunitetit të zonës Shkrel, fuqizimi i tyre, rritja e kapaciteteve për të vepruar dhe advokuar për veten e tyre, për të përmirësuar furnizimin me ujë në këtë zone. Rritja e përgjegjshmërisë së autoriteteve vendore, në drejtim të përmirësimit të llogaridhënies dhe transparencës ndaj publikut.

Organizata: Instituti për Politika dhe Mirëqeverisje

Projekti: Buxheti i qytetarit – Transparencë në rritje dhe pjesëmarrje aktive

Zona e zbatimit: Bashkia Lëzhë

Kohëzgjatja e projektit: 12 Muaj

Objektivi: Nxitja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të caktuara të interesit në hartimin, monitorimin dhe implementimin e buxhetit dhe efekteve të tij në bashkinë e Lezhës.

Organizata: Infinit +

Projekti: Nxënësit lëvizin

Zona e zbatimit: 13 njësi administrative të Tiranës jashtë vijës së verdhë

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Objektivi: Të nxisë bashkinë qëndrore në Tiranë për ti kushtuar vëmendjen e duhur njësive vendore jashtë vijës së verdhë. Zgjidhje konkrete të problemit të denoncuar nga vetë nxënësit.  Nxitje të shembujve të kontributit vullnetar nga ana e vetë të rinjve.

Organizata: Qendra Burimore e Alternativave të Zhvillimit (DARC)

Projekti: Merr pjesë monitoro vepro për shërbime më cilësore

Zona e zbatimit: Bashkia Rrogozhinë

Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj

Objektivi: Promovimi i transparences dhe përgjegjshmerisë te bashkise Rrogozhine permes inkurajimit të pjesemarrjes qytetare ne procesin e monitorimit te performances se sherbimit te furnizimit me uje.

Organizata: Zhvillim Informim dhe Barazi Gjnore (DIGE)

Projekti: Të rinjtë flasin!

Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Objektivi: Ngritja dhe funksionimi i "Iniciatives"  për organizimin dhe përfshirjen e të rinjve në procesin e kërkesës & llogaridheniës në nivel lokal, si një lëvizje thelbësore kritike për ndryshim social. Fuqizimi i formave të llogaridhënies në nivel lokal përmes përfshirjes, aksesit, bashkepunimit.

INDIVIDËT E THIRRJES SË 2-TË

Aplikanti: Gentiana Ramadani

Projekti: Forca e Njerezve

Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë

Kohëzgjatja e projektit: 5 muaj

Objektivi: Pasqyrimi i situatës reale dhe informimi i qytetarëve pas Reformës Territoriale me qëllim ndërgjegjesimin e palëve, krijimin e hapësirave për debat, përmirësimin e transparences & strukturave sociale të shërbimeve. Përdorim median për 'nevojat' e qytetarit dhe të 'takojmënevojat e tij.

Aplikanti: Bledar Gilaj

Projekti: Platforma multimediale: Lezha e qytetarëve

Zona e zbatimit: Territori i Bashkisë së Lezhës, në fokus zonat urbane dhe rurale

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj

Objektivi: Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrjen vendore nëpërmjet platformës multimediale, duke monitoruar dhe denoncuar sa më shumë shkelje të pushtetit vendor, për ta vënë përballë presionit qytetar. Promovimi i gazetarisë investigative lokale.

Aplikanti: Rudina Mahilaj

Projekti: Monitorimi i aplikacionit  “Tirana Ime”

Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë

Kohëzgjatja e projektit: 6 Muaj

Objektivi: Pasqyrimi i situatës të funksionimit të aplikacionit “Tirana Ime”. Matja e dobishmërisë dhe efektit të aplikacionit. Sa i vjen ai në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemeve të tyre; përmirësimi i funksionit të aplikacionit mobile në raport me komunitetin.

Aplikanti: Engjëllush Serjani

Projekti: “Këshilltarët bashkiakë: Cilet janë? Sa flasin? Çfarë thonë?”

Zona e zbatimit: Bashkitë Gjirokastër, Dropull dhe Këlcyrë.

Kohëzgjatja e projektit: 9  muaj

Objektivi: Projekti do të kontribuojë nëpërmjet monitorimit, transparencës, analizës së situatës, dhënies së rekomandimeve, për përbërjen e antarësisë së këshillave bashkiakë, të përmirësohet përfaqësimi dhe aktivizimi i tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Aplikanti: Merita Brati

Projekti: Angazhimi Rinor në Komunitet

Zona e zbatimit: Bashkia Kukës

Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj

Objektivi: Forcimin dhe rritjen e angazhimit të të rinjve të qarkut Kukës si katalizatorë ndryshimi për përmirësimin e situatës së tyre në komunitet nëpërmjet monitorimit, lobimit dhe sugjerimit të projekteve konkrete për rininë.

Aplikanti: Rio Kerpaci

Projekti: Portofoli Qytetar

Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Njësitë Administrative, 1, 9  & 10

Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj

Objektivi: Monitorimi  i Njësive Administrative 1, 9, 10 për zbatimin e ligjit mbi Administrimin e Bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit. Krijimi i një modeli pilot bashkëpunimi qytetar- administrator - pushtet vendor bazuar në ligjet në fuqi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022492170333862
array(1) { ["section"]=> string(118) "soros-financon-19-projekte-nepermjet-levizalbania-te-gjitha-per-demokracine-ja-ojq-dhe-individet-qe-moren-fondet-55124" }