Sorra më e famshme në Vankuver vjedh thikën nga skena e krimit

Publikuar tek: bota, më 23:52 26-05-2016 Sorra më e famshme në Vankuver vjedh thikën nga skena e krimit

Sorra “Canuck” ndoshta është e panjohur për pjesën tjetër të botës por në Vankuver e njohin të gjithë.

Shpendi duket të jetë familjarizuar së tepërmi me banorët e qytetit kanadez. Ai është filmuar teksa shëtit në metronë e qyetit, ndihmon policinë të heqë shiritat e verdhë madje ka dhënë edhe një intervistë në televizion.

CjQaGQPUgAAKNKa.jpg

Por së fundmi sorra Canuck ka bërë diçka të pazakontë. Pilicia ka mundur të arrestojë një agresor, por pasi e kanë qëlluar në këmbë dhe arrestuar atij i ka rënë thika në tokë. Sipas dëshmitarëve sorra është shfaqur në skenën e krimit dhe ka rrëmbyer thikën duke detyruar oficerët e policisë ta ndjekin për disa metra.

CjQ02GxUoAEavqZ.jpg

Sorra e famshme madje ka edhe një profil në Facebook.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015554904937744
array(1) { ["section"]=> string(68) "sorra-me-e-famshme-ne-vankuver-vjedh-thiken-nga-skena-e-krimit-41607" }