Sot 140 vjetori i lindjes së Faik Konicës, dhe çfarë ka shkruar ai për shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 14:14 15-03-2016 Sot 140 vjetori i lindjes së Faik Konicës, dhe çfarë ka shkruar ai për shqiptarët

15 marsi është dita kur në fakt shqiptarët e mençur duhet të kthenin sytë për të përkujtuar një figurë të çmuar siç është ajo e Faik Konicës. Sot, shënohet 140 vjetori i lindjes së shkrimtarit, studiuesit, diplomatit dhe njeriut, thëniet dhe dorëshkrimet e të cilit për karakterin e shqiptarëve, situatat e përshkruara prej tij tek “Doktor Gjilpëra”, “Shqipëria si m’u duk”, “Katër përralla nga Zullulandi” apo “Shqipëria – kopështi shkëmbor I Evropës Juglindore”, janë aktuale dhe sot.

“Që më 1896 e gjer më 1910, kam parë disa dyzina shoqëri shqiptarësh të lindin, të vikasin, të rriten pak dhe të vdesin. Pyes veten, Pse? Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëve, të cilët si individualistë të mësuar të rrojnë dhe të veprojnë vec e vec, nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njeri-tjetrin” shkruante Konica në  gazetën “Dielli” më 1912.

Lindi në 15 mars 1876 në Konicë. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale e bejlerëve të Konicës. Fillimet e arsimimit I mori në vendlindje dhe më pas studio edhe në Shkodër. Më vonë hyri në liceun perandorak francez në Stamboll. Në 1912 u diplomua në Universitetin e Harvardit në SHBA për Letërsi. Ai ka kontribuar shumë në Rilindjen  shqiptare të asaj kohe. Politikan, politolog, diplomat e shkrimtar, Konica konsiderohet një prej figurave më të kompletuara të periudhës që jetoi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një e dashur gjermane: një rrugë integrimi për refugjatët!? Historia prekëse e Lenës dhe Aliut
Thënie të Nënë Terezës që njihen në të gjithë botën »
Article Logic
Execution time: 0.0040938854217529
array(1) { ["section"]=> string(86) "sot-140-vjetori-i-lindjes-se-faik-konices-dhe-cfare-ka-shkruar-ai-per-shqiptaret-35149" }