Sot, 2 vjet pa Vaçe Zelën

Publikuar tek: kulture-art, më 13:49 06-02-2016 Sot, 2 vjet pa Vaçe Zelën

Sot mbushen dy vjet nga ndarja nga jeta e artistes së madhe shqiptare Vaçe Zela. 2 vjet pa këngëtaren shqiptare, e cila ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare në Zvicër.

Vaçe Zela lindi në 7 prill të vitit 1939 në Lushnjë duke nisur karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën ‘’Fëmija i parë’’, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Në repertorin e saj numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, dhe e titujve “Artist i Merituar” në vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” në vitin 1977. Në 24 dhjetor 2002 ajo u nderua nga ish-presidenti Alfred Moisiu me urdhrin ‘’Nderi i Kombit’’

Vaçe Zela u largua nga skena në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe kishte një vajzë, Irmën.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frederik Stamati për kishën në Lunxheri: Nuk lihet në këtë gjëndje qameti
Si ju duket “rikonstruksioni” i Teatrit të Butrintit? Këshilltari i Ramës i trishtuar për këtë që sheh »
Article Logic
Execution time: 0.045514822006226
array(1) { ["section"]=> string(30) "sot-2-vjet-pa-vace-zelen-31904" }