Sot, 5 vjet pa aktoren e madhe, yllin e kinematografisë Drita Pelingu

Publikuar tek: kulture-art, më 13:33 02-10-2018 Sot, 5 vjet pa aktoren e madhe, yllin e kinematografisë Drita Pelingu Drita Pelingu

E lindur në Vlorë më 4 dhjetor 1926 Drita Pelingu do të ishte një nga aktoret e para të Teatrit Popullor, në vitin 1946.

 

Roli i saj në teater do të ishte në dramën “Portreti”, per te vazhduar me dramat “Diku në Moskë“, “Gratë gazmore të Uindsorit“, “Mbreti Lir“, “Hamleti“, “Otello“, “Intrigë e dashuri“, “Qeni i kopshtarit“, “Një letër e humbur“, “Arturo Ui“, “Djali plangprishës“, “Rouz” e të tjera.

Po ashtu edhe debutimi me sukses në shumë drama shqiptare që nga “Halili dhe Hajria“, “Kur hidheshin themelet“, “Profesioni më i vjetër“, “Streha e të harruarve“ dhe për të përfunduar me “Përjetësisht dashuria”.

Një kontribut të shquar Drita Pelinku ka dhënë edhe në fushën e regjizurës. Nuk mund të harrohen drama të njohura si “Kënga e mjellmës“, “Kush e solli Doruntinën“, “Hijet“, “Shumë zhurmë për asgjë“, “Korrupsion në pallatin e drejtësisë“. Po ashtu ke vënë në skenë edhe çfaqje teatrale në Shkup dhe në Vlorë.

Nuk mund të harrohen interpretimet në filmat “Kur hidheshin themelet“, “Njeriu me top“, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ e të tjera.

Ndër të tjera ajo eshte edhe “Qytetare Nderi e Vlorës” dhe na bën krenare kurdoherë me veprën e saj./ Ergys Alushi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi Nobel i Fizikës shkon për tre shkencëtarët e lazerit
»
Article Logic
Execution time: 0.017179012298584
array(1) { ["section"]=> string(74) "sot-5-vjet-pa-aktoren-e-madhe-yllin-e-kinematografise-drita-pelingu-136356" }