Sot, 50 vjet pa Fan Nolin

Publikuar tek: kulture-art, më 14:58 13-03-2015 Sot, 50 vjet pa Fan Nolin Fan Noli

Sot është 50 vjetori i ndarjes nga jeta të personalitetit të shquar shqiptar Fan Stiljan Nolit. Noli ishte një personalitet kyç i jetës politike dhe kulturore e artistike në vend.  Ai u lind më 6 janar 1882 në Qytezë një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja (Turqi).

Studimet e mesme ai i kreu në gjuhën greke në Stamboll dhe në vitin 1900 shkoi në Greqi ku u lidh me një shoqëri belge. Por kjo nuk qe një periudhë fort e mirë për Nolin i cili  Në vitin 1903 ai shkoi në Egjipt dhe punoi si mësues, ku u njoh me patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipt. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet". Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë "Besa-Besë" në Boston.

Në vitin 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, dhe pas disa muajsh shkoi në Europë ku për 4 muaj kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe.

Më 28 prill 1912 Noli dhe Konica u bënë themeluesit kryesorë të shoqërisë  shqiptare “Vatra”.

Me fondet e Vatrës, të drejtuar nga Noli , u  dërguan  delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë,  në Paris, Londër dhe Uashington në vitin 1920 ai u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Zgjedhjet e mbajtura një vit më vonë e shpallën Nolin deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Në 1921 ai botoi veprën e "Historia e Skënderbeut". Në qershor 1924 , Fan Noli u bë kryeministër.

Noli, veprimtarisë së pasur politike lëvroi edhe publicistikën e përkthimin. Ai përktheu mjeshtërisht  Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit apo tragjeditë Shekspiriane.

Fan Noli, vdiq në Florida të SHBA-ve më ,  13 mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e Verës, ja aktivitetet e ndara të bashkisë dhe qeverisë
ICITAP i dhuron 450 libra Bibliotekës së Akademisë së Sigurisë. »
Article Logic
Execution time: 0.018609046936035
array(1) { ["section"]=> string(29) "sot-50-vjet-pa-fan-nolin-5796" }