Sot 548 vjetori i vdekjes së Skënderbeut por Ministrisë së Kulturës i ka “ngecur” te Hervin Çuli e Eni Shehu

Publikuar tek: kulture-art, më 11:41 17-01-2016 Sot 548 vjetori i vdekjes së Skënderbeut por Ministrisë së Kulturës i ka “ngecur” te Hervin Çuli e Eni Shehu

Sot bëhen 548 vite nga vdekja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por përveç wikipedias, duket se askush nuk e kujton dot këtë datë. I referohemi Ministrisë së Kulturës me përfaqësuesit e saj.

Ministria e Kulturës e drejtuar nga ministrja Mirela Kumbaro nuk ka marrë mundimin të bëjë as një status në faqen e saj. Postimi i fundit është ai për sherrin në Teatrin Kombëtar mes drejtorit Hervin Çuli dhe gazetarit Eni Shehu...

*Postimi i fundit i Ministrisë së Kulturës

min.png

Skënderbeu ka hyrë në histori si një gjeneral i madh i kohës dhe strateg i shquar që me një ushtri të vogël mundi të shkatërronte ushtrinë osmane, e cila njihej për një nivel të lartë organizimi.

Heroi kombëtar luftoi për Pavarsinë e Shqipërisë dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij. Mbledhja e Kuvendit të Lezhës nga Gjergj Kastrioti, hodhi bazat para të krijimit të shtetit të Arbrit.

Ai ka patur admirimin e Shteteve Europiane, Papatit të Romës si dhe ka shërbyer si burim frymëzimi për Rilindasit shqiptare.

Skëndërbeu, vdiq gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur prej tij, më 17 janar të vitit 1468.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Film-Dokumentar "Republika e Spaçit", kujtimet e së shkuarës (Traileri)
Supertalenti shqiptar John Shahu mahnit me coverin e tij të parë në Australi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0042488574981689
array(1) { ["section"]=> string(112) "sot-548-vjetori-i-vdekjes-se-skenderbeut-por-ministrise-se-kultures-i-ka-ngecur-te-hervin-culi-e-eni-shehu-30220" }