Sot 70-vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka që u nda nga jeta aq parakohe

Publikuar tek: kulture-art, më 15:48 18-01-2017 Sot 70-vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka që u nda nga jeta aq parakohe

Sot kujtohet 70-vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka që u nda para kohe nga jeta, në moshën 66 vjeçare.

Trebicka ishte një prej figurave më të ndritura të një brezi të artë aktorësh. Karakteret e spikatura dhe natyrshmëria e levizjeve, e kthyen atë në një prej aktorëve më të dashur të publikut.

Aktori i madh shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që po punonte me dramën "Një tablo absurde" në vitin 2011. Pas disa javës Trebicka u shtrua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, ku mori shumë kura kundër kancerit në mushkëri dhe pavarësisht ndërhyrjes kriurgjikale, nuk ia doli. Dy muaj pas shtrimit në spital qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin "Mjeshtër i madh".


Sot, kolegët, miqtë dhe artdashësit e kujtojnë Trebickën si njeriun e emocioneve të papërsëritshme  që i dha aq shumë publikut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhjetë artistë do të ekspozojnë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Kosovë për 2017-ën
FOTO-LAJM: Përçudnimi që do i bëhet peisazhit të Durrësit dhe Torrës »
Article Logic
Execution time: 0.014714002609253
array(1) { ["section"]=> string(95) "sot-70-vjetori-i-lindjes-se-aktorit-te-madh-roland-trebicka-qe-u-nda-nga-jeta-aq-parakohe-65912" }