Sot 73 vite nga vdekja e gruas me zemër të madhe Edith Durham

Publikuar tek: kulture-art, më 19:15 15-11-2017 Sot 73 vite nga vdekja e gruas me zemër të madhe Edith Durham

Kanë ardhur dhe kanë ikur pa e kthyer kokën pas. Kanë parë e kanë thënë, çfarë kanë dashur dhe si u ka ardhur. Kanë sjellë ç'kanë patur dhe kanë marrë ç'kanë dëshiruar.

Të shumtë ishin ata të huaj, të cilëve u ra udha këndej nga viset e shqiptarëve, por ajo, Meri Edith Durham, erdhi për të mbetur përgjithmonë, ”Kralica e Malësorëve“. Sepse gjithçka që përbën veprën e saj është një gurthemel në mirënjohjen e kahmotshme të shqiptarëve. Më shumë se një marrëdhënie e njerëzishme, ajo dëshmoi për një parathënie fati.

Kapërcyelli historik, të qënit e shqiptarëve në qendër të ciklonit të kohës dhe absurdit të politikave asgjesuese, një zë i zëshëm si i saj do të mund të bëhej i dëgjueshëm për kancelaritë e botës, e cila qëllimisht e kishte hedhur fatin e këtij populli nën dhëmbët jargavitës së babzisë së egërsirave që ishin gati ta shqyenin si një pré e zezume.

Ajo bëri gjithçka mundi, por mbeti zemërthyer sepse ëndrra e saj do të fikej dhe shqiptarët do të vijonin të përpëliteshin në vërshimin e përbinshëm të kohës./ A.V

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Neritan Liçaj “shuplakë” qeverisë: Do të transferojë Bibliotekën në Surrel
»
Article Logic
Execution time: 0.010581016540527
array(1) { ["section"]=> string(67) "sot-73-vite-nga-vdekja-e-gruas-me-zemer-te-madhe-edith-durham-99695" }