Sot 8 vite nga Gërdeci, reagon Tahiri: Një nga autorët është për vizitë jashtë Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 09:24 15-03-2016 Sot 8 vite nga Gërdeci, reagon Tahiri: Një nga autorët është për vizitë jashtë Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot për ngjarjen e Gërdecit nga e cila kanë kaluar 8 vite.

Tahiri tha se “një nga autorët ndodhet në një vizitë jashtë Shqipërisë” duke iu referuar kështu kreut të PD Lulzim Basha, ndonëse këtë herë u  rezervua t’i përmendte emrin.

“Sot shënohen tetë vite nga një ngjarje shumë e rëndë dhe ka vite burg më pak të atyre që janë përgjegjës për ngjarjen sesa viktimat e asaj ngjarje.  Një ndër autorët është në një vizitë jashtë sShqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe demkriminalizimin”, tha ministri duke u ndalur te gjyqtarët e korruptuar.

“Unë nuk respektoj e as nuk do ndaloj për të denoncuar çdo gjyqtar të korruptuar në kurriz të qytetarëve”, theksoi Tahiri.

8 vite nga Gërdeci- NEWSBOMB.AL

8 vite më parë, më 15 mars, Tirana do të lëkundej nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur. Shumë shtëpi u shkatërruan totalisht dhe shpërthimi krijoi një krater të madh.

Sot, 8 vite pas ngjarjes askush nuk është dënuar për jetët e marra. Kryeministri i kohës, Sali Berisha do të deklaronte se përpara shpërthimit nuk e dinte se ekzistonte një fshat i quajtur Gërdec. Një javë pas tragjedisë, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dha dorëheqjen.

Opozita akuzoi ashpër qeverinë e Berishës për tragjedinë dhe përfshirjen në një rrjet të madh trafikimi armësh. Prestigjozja amerikane “New York Times” publikoi disa shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë aferë.

Berisha e konsideroi gazetën amerikane si “letër higjenike”.

PS dhe LSI zhvilluan disa protesta, ndërsa premtonin zbardhjen e ngjarjes pasi të vinin në pushtet. Një vit më vonë LSI hyri në koalicion me PD-në e Berishës dhe në 4 vitet e qeverisjes së tyre çështja nuk njohu asnjë rezultat pozitiv.

Në vitin 2013, PS dhe LSI fituan zgjedhjet edhe me premtimin se do të zbardhnin dy ngjarje të rënda të qeverisë së Berishës, “Gërdecin” dhe “21 janarin”. Tashmë kemi hyrë pothuajse në vitin e tyre të fundit qeverisës në këtë mandat 4 vjeçar dhe asnjëra nga ngjarjet nuk ka marrë drejtësinë e merituar.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është qeveria ajo që jep drejtësi, por gjykatat. Megjithatë, nga zyrtat e shtetit në këto 3 vite nuk është verifikuar dhe publikuar asnjë e dhënë që mund të ndihmonte gjykatat në marrjen e një vendimi të drejtë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima flet për mandatin e tij dhe Blushin: Partia Socialiste nuk ka nevojë për çarje, i ka provuar histori të tilla
Rama: Unë kam lindur për të qenë i goditur, Tahiri vjen pas meje. Këshilla për punonjësit e policisë... »
Article Logic
Execution time: 0.018826007843018
array(1) { ["section"]=> string(93) "sot-8-vite-nga-gerdeci-reagon-tahiri-nje-nga-autoret-eshte-per-vizite-jashte-shqiperise-35119" }