Sot 95-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, Ezopit shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 11:32 04-01-2019 Sot 95-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, Ezopit shqiptar Kadri Roshi

iSot është 95 vjetori i  lindjes së aktorit të madh Kadri Roshi, Artist i Popullit.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe ministria e Kulturës përmes një postimi.

Ezopi shqiptar, apo "Patriarku i fjalës së kënduar shqipe" si e ka cilësuar poeti Dritero Agolli- Fjala në gojën e tij merr tingullin e zileve te kemborëve të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të këngës së bukur polifonike, të gurgullimes së lumenjve. Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografise dhe ekonomisë botërore.

Konsideronte këto njohuri të domosdoshme në interpretimin e roleve te veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshem duhej shumë punë e se mjaftonte pak talent. U nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar me skenën.

Të gjitha rolet që nuk i kam luajtur i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit.

"Jetoi me skenën dhe kinemanë dhe na solli një jetë te tërë me qindra role dhe personazhe duke na dhuruar Artin e bukur te fjales. Dhe mbeti i dashuruar me vendin e tij: "Unë jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek këmbët, nga këmbët tek koka dhe për këtë krenohem".

Aktori u nda nga jeta më 6 shkurt 2007 në Tiranë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086341857910156
array(1) { ["section"]=> string(63) "sot-95-vjetori-i-lindjes-se-kadri-roshit-ezopit-shqiptar-147470" }