Sot Arta Marku merr detyrën e re, Adriatik Llalla mbërrin i pari në Prokurorinë e Përgjithshme

Publikuar tek: kulture-art, më 09:42 19-12-2017 Sot Arta Marku merr detyrën e re, Adriatik Llalla mbërrin i pari në Prokurorinë e Përgjithshme

Ditën e sotme kryeprokurorja e re Arta Marku pritet të marrë në dorëzim çelësat e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi votimit të saj ditën e djeshme në kuvend.

Mazhoranca e votoi atë me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim mes një situate të tensionuar, ku deputetët e opozitës nuk kursyen gurët e flakadanët.

Ndërkohë, që këtë mëngjes ka mbërritur i pari në zyrë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, mandati it ë cilit skadoi më 7 dhjetor.

Rreth orës 10.00 ai pritet t’i dorëzojë detyrën Arta Markut, e cila mësohet se është nisur rreth orës 08.30 nga Shkodra drejt Tiranës.

Ajo do të paraqitet pas pak në prokurori për të shkëmbyer detyrën me Llallën, ndërsa do të shoqërohet nga Genc Gjonçaj, sekretar i përgjithshëm i kuvendit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 300 studentë e qytetarë çelin siparin e Javës së Arkivave të Hapura
Protesta e dhunshme e opozitës, BE reagon ashpër »
Article Logic
Execution time: 0.019762992858887
array(1) { ["section"]=> string(100) "sot-arta-marku-merr-detyren-e-re-adriatik-llalla-mberrin-i-pari-ne-prokurorine-e-pergjithshme-103605" }