Sot dëgjohen tre ambasadorët e rinj, ja kush do na përfaqësojë në Kuvajt, Turqi e Itali

Publikuar tek: politike, më 11:17 27-01-2016 Sot dëgjohen tre ambasadorët e rinj, ja kush do na përfaqësojë në Kuvajt, Turqi e Itali Komisioni i politikes se jashtme

Tre ambasadorë të rinj do të dëgjohen sot në komisionin e Jashtëm, sipas propozimeve të bëra nga Ministria e Punëve të Jashtme për detyrat e reja. 

Kështu, Saimir Bala u propozua nga Ditmir Bushati në postin e ambasadorit në Kuvajt, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish ambasadorin Kujtim Morina.

Gent Gazheli është propozuar për ambasador në Turqi, resident dhe ambassador jorezident për Azerbajxhanin, Iranin, Kirkistanin, Pakistanin dhe Republikën e Gjeorgjisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish diplomatin Genti Muçaj.

Edhe Neritan Ceka, I larguar pak ditë më parë do të zëvendësohet me Anila Bitrin në postin e ambasadores në Romë, rezidente, si dhe ambasadore jorezidente për Maltën, San Marinon dhe pranë Organizatës së Bujqësisë FAO. Pritet që komisioni I jashtëm tu japë OK emërimit të këtyre ambasadorëve, ndërkohë që dekretet e tyre duhet të firmosen nga Presidenti Nishani. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi i përjavshëm me Metën, Rama 1 orë në Kryesinë e Kuvendit
Zbardhet debati i ashpër për gjyqtarin në KLD: Manjani: Aliu bën si Dritan Dajti »
Article Logic
Execution time: 0.004080057144165
array(1) { ["section"]=> string(91) "sot-degjohen-tre-ambasadoret-e-rinj-ja-kush-do-na-perfaqesoje-ne-kuvajt-turqi-e-itali-31056" }