Sot del para VETTINGUT prokurori i arrestimeve VIP

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 09-11-2018 Sot del para VETTINGUT prokurori i arrestimeve VIP

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Ramadan Troci do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar Vettingut.

 

Trupa gjykuese e KPK do të jetë Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Suela Zhegu. Kjo trupë do të njohë Ramadan Trocin me gjetjet e hetimit të shtyllave kryesore të Vettingut, të cilat janë pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe burimi i të ardhurave.

Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë depozituar tre raporte për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të prokurorit Troci. Raportet janë dorëzuar respektivisht nga Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Prokurori Ramadan Troci është i njohur për arrestimet që ka kryer. Ai ka firmosur për arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani pas skandalit për vjedhjen e 713 milionë Lekëve, si dhe për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Fullani dhe Gjika u liruan më pas nga Gjykata./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk ka bir ku*ve që na nxjerr në rrugë’, deputetët e opozitës në protestë me banorët e Unazës së Re
Drogë në shkolla, arrestohen 2 shpërndarësit, kapet edhe një tjetër me fishekë e jelek antiplumb (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707
array(1) { ["section"]=> string(57) "sot-del-para-vettingut-prokurori-i-arrestimeve-vip-140846" }